• Language
  • +377(44)-144-062
Trajnim 2 Javor FALAS në Gjermani

30 Studentë kosovarë përfitojnë trajnime FALAS nga projekti REBUS në Gjermani

Postuar më: 18/05/2018

Kolegji Universum, çdo ditë e më shumë po e vërteton faktin se është institucioni i edukimit të lartë në Kosovë me numrin më të madh të partneriteteve ndërkombëtare.

Në kuadër të projektit ReBus, financuar nga Programi Erasmus+ i Komisionit Evropian, në të cilin Kolegji Universum është partner do të dërgoj 30 studentë të nivelit Bachelor dhe Master në Universitetin Duisburg-Essen në Gjermani, në trajnim 2 javor FALAS me të gjitha shpenzimet e mbuluara (vizë, udhëtim, akomodim, ushqim).

Për të interesuarit në lidhje me përfitimet e këtij trajnimi u mbajtë një ‘Ditë Informuese’ në Kampusin e Kolegjit Universum në Prishtinë, ku ndër të tjera u diskutuan edhe forma e aplikimit dhe kriteret që duhet të plotësohen gjatë procesit të seleksionimit.

Numri i pjesëmarrësve në këtë ditë informuese ishte mjaft i madh,e kjo si duket nga dëshira e madhe e studentëve për të qenë pjesë e këtij trajnimi 2 javor. Përfitues të këtij trajnimi do jenë edhe profesorët e stafi akademik i Kolegjit Universum.

Ky projekt do t’u ndihmojë profesorëve, stafit dhe më së shumti studentëve kosovarë në zhvillimin e moduleve innovative, të moduleve trajnuese ndërmarrëse dhe validimin e kompetencave të cilat do të mundësojnë t’i përgjigjen kërkesave dhe nevojave të tregut.

Përveç kësaj, studentët do të mund të shkëmbejnë ide të ndryshme edhe me studentët e universiteteve të tjera partnere dhe në këtë mënyrë do të mund të kenë ide të ndryshme të realizimit të projekteve të tyre në ide praktike dhe inovative në të njëjtën kohë ku ndërlidhja me fushën e teknologjisë informative do të ndikojë direkt në zhvillimin e ideve ndërmarrëse dhe krijimin e vendeve të reja të punës në vendin tonë.

Për informata shtesë kontakto Zyrën e Projekteve Ndërkombëtare të Kolegjit Universum, erasmus@universum-ks.org ose +383 44 144 062.

Kthehu
Close