• Language
  • +377(44)-144-062
shkenca kompjuterike kolegji universum

Aplikacioni i krijuar nga studenti kosovar po shkarkohet globalisht

Postuar më: 16/05/2017

Labeat Matoshi, student i vitit të dytë në Shkenca KompjuterikeKolegjin Universum, ka arritur të krijojë një aplikacion të thjeshtë mirëpo mjaft funksional brenda një kohe të shkurtër.

I riu nga Prishtina, që është duke marrë hapat e parë në fushën e programimit në Shkenca KompjuterikeKolegjin Universum, synon të përditësoj përdorimin e aplikacionit për të sjell edhe funksione dhe veçori të reja në këtë aplikacion vazhdimisht.

Programi i  Shkencave Komjterike në Kolegjin Universum eshte i fokusuar më tepër në Zhvillim Softveri dhe kurrikula është e vetmja në Kosovë, e bazuar kryekëput në rekomandimet e ACM dhe IEEE, trupat kryesore botëror për shkenca kompjuterike gjë që i mundëson studentëve të avancohen në programim.

Aplikacioni Click Speed Test brenda pesë sekondave, përdoruesve të këtij aplikacioni mjaftë atraktiv iu kërkohet të klikojnë sa më shpejtë që është e mundur ekranin në një hapësirë të kufizuar me ngjyrë blu duke testuar kështu shpejtësinë e gishtave të tyre.

Edhe pse është në versionet e para të zhvillimit, aplikacioni ka arritur të vlerësohet dukshëm në kanalet e shitjes online të gjigantit Google, Play Store, ku ka marrë notën 4.9 nga ajo maksimale 5.0.

Click Speed Test aktualisht është në dispozicion vetëm për platformën Android. Aplikacioni mund të shkarkohet në të gjithë telefonat që posedojnë version më të ri se Android 4.2 Jelly Bean. Per te dowloduar aplikcaioni klikoni në këtë link https://play.google.com/store/apps/details?id=com.author.labeat.clickspeedtest

Kthehu
Close