• Language
  • +377(44)-144-062
Apliko për BURSË Ndërkombëtare për herë të parë edhe në Ondokuz Mayis University, Turqi

Apliko për BURSË Ndërkombëtare për herë të parë edhe në Ondokuz Mayis University, Turqi

Postuar më: 07/11/2018
Kolegji Universum hap thirrjen për aplikime për bursa për shkëmbim studentor në Ondokuz Mayis University, në Turqi, në kuadër të programit Erasmus+ Credit Mobility të Komisionit Europian.
Ftojmë të gjithë studentët e nivelit Bachelor dhe Master në programet/departamentet Biznes dhe Menaxhment, Gjuhë dhe Letërsi Angleze (+ specializim në gjuhë Gjermane), Shkenca Politike, dhe Shkenca Kompjuterike të aplikojnë.
 
Informata mbi shkëmbimin:
• Shkëmbim i dy studentëve për studime semestrale
• Periudha e studimeve: Semestri pranveror (Shkurt – Maj)
• Kohëzagjatja e bursave: 1 Semestër
• Kompensim mujor: 855 euro
• Shpenzimet e transportit vajtje – ardhje: 275 euro
 
Kriteret dhe dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët:
• Përfundimi i të paktën një semestri (5 provime të përfunduara) në Kolegjin Universum
• Puna vullnetare në Universum
• Pjesëmarrja aktive në organizimet e ndryshme të kolegjit Universum
• Nota mesatare të paktën 8.0
• Testi (Certifikimi) i gjuhës Angleze – Anglia Examination, niveli B1
• Transkipta e notave në gjuhën Angleze
• Kopje e pasaportës
• 1 fotografi të formatit të pasaportës (300pix; size – 3*4 cm; file – .jpg)
• CV në gjuhën angleze
• Letër Motivimi në gjuhën Angleze
• Nënshkrimi i Aneks Kontratës (pas pranimit nga Universiteti pritës)
• Kontrata Mësimore (Learning Agreement, nënshkruhet pas përzgjedhjes së lëndëve në Universitetin pritës)
• Intervista
 
Afati i fundit për aplikim është 14 nëntor 2018, ora 24:00! Për aplikim plotësoni këtë formë: goo.gl/ygEHBz
Vetëm studentët që kalojnë në listën e ngushtë do të ftohen për intervistë nga komisioni. Përparësi në aplikim kanë studentët të cilët nuk janë përfitues të ndonjë burse paraprake nga Kolegji Universum.
Në rast se keni vështirësi gjatë aplikimit na kontaktoni në email-in: erasmus@universum-ks.org
Kthehu
Close