• Language
  • +377(44)-144-062
Studim+Punesim

Arsyet pse ia vlenë të studiosh në Universum, studim + punësim

Postuar më: 20/08/2018

Kolegji Universum, falë bashkëpunimit me Ministrinë e Financave të Kosovës, në kuadër të rekomandimit e dërgoi studentën Falkona Hasani, të kryej punën praktike në Administratën Tatimore të Kosovës. Se sa e lumtur ndihet ajo nga kjo mundësi dhe mundësi të tjera që ofron ky institucion shprehet ajo në vijim:

“Të jesh pjesë e Kolegjit Universumit, do të thotë të jesh pjesë e një universi mundësish. Universumi është porta prej së cilës unë, dhe çdo student tjetër fatlum, ngritet sot profesionalisht dhe jo vetëm. Kjo portë përveq profesionalizmit ka reflektuar përkujdesje, shërbim të mirë dhe mbi të gjitha ka sjellur ndjenjën se jemi një familje.

Kjo familje e madhe në krye me një staf të mrekullueshëm, ka larguar ndjenjën e hierarkisë duke e bërë secilin prej nesh të ndjehet i rëndësishëm. Ka siguruar një vend për ne, edhe pse ne kemi preferenca të ndryshme nga njëri-tjetri por me punën e madhe që bëhet brenda institucionit, çdo student ka arritur ta gjej veten. Universumi ka lehtësuar rrugën tonë drejt realizimit të ëndrrave. Një kampus fantastik që e bën studimin shumë më të lehtë duke na mbajtur të koncentruar pa ndjenjën e lodhjes. E ku ka më mirë se studim dhe relaks në të njejtën kohë?

Nëse ëndrra jote është të bësh aventura rreth botës, atëherë vendi i duhur është ky kolegj që me shumë mund dhe punë nënshkroi dhjetra marrëveshje ndërkombëtare për bursa jashtë vendit duke dërguar studentët e vet për të përjetuar eksperienca të paharrueshme. Në kuadër të Universumit funksionojnë klube të cilat e bëjnë jetën studentore edhe më kualitative, lënë anash pjesa relaksuese, profesionalizmi i Universumit është në maja.

Stafi i palodhshëm akademik ka nxjerr gjenerata të plotëdijshme me kapacitet të lartë për punë, e këto punë na i siguron vetë kolegji, si në rastin tim ku menjëherë pas përfundimit të vitit të parë kryej praktikë në një nga institucionet më të rëndësishme në Kosovë, Administratën Tatimore të Kosovës. Kjo s’është e vetmja, Universumi ka punuar çdo ditë që unë së bashku me ju të jemi e ardhmja e ndritur e Kosovës, e pse jo edhe më gjerë. Universum është mundësi që s’duhet humbur.”

Për më shumë informata rreth Kolegjit Universum, ju lutem ndiqni faqet në facebook & instagram, kontaktoni në: info@universum-ks.org apo telefononi në +377 44 144 062.

Kthehu
Close