• Language
  • +377(44)-144-062
MasterClass

Autori i librit të dytë më të shitur në botë për Marketing Global, favorizon aplikimin e Marketingut Digjital

Postuar më: 20/02/2018

Niveli i arsimit në Kosovë, për shkaqe të natyrave të ndryshme, ka pasur luhatje të konsiderueshme, dhe si rrjedhojë pak universitete vazhdojnë të ofrojnë kualitet dhe ndryshim, pa marrë parasysh rrethanat.

Kosova, sot më shumë se kurrë ka nevojë për kualitet, për njohuri dhe eksperienca të reja. Për të dhënë kontribut në këtë drejtim, Kolegji Universum për studentët e tij në nivelin Master, ftoi për të ligjëruar lëndën e Marketingun Prof. Dr. Svend Hollensen, autorin e librit të dytë më të shitur në botë në fushën e Marketingut Global.

Ka shumë pak profesionistë të marketingut që kuptojnë se si kompanitë dhe organizatat duhet të analizojnë marketingun dhe komunikimin e tyre në baza globale në mënyrë që të përfitojnë nga tregjet në zhvillim. Svend Hollensen është një nga ata njerëz të rrallë që çmohet në këtë fushë.

Studentët e Kolegjit Universum, ishin shumë me fat që patën rastin të ndjekin një MasterClass të tillë, e kjo sepse në kuadër të saj mësuan më shumë rreth asaj se cili lloj i marketingut është më i përdoruri dhe më i favorshmi, si krijon vlerë aplikimi i Marketingut Digjital në kompani, si duhet të analizohet strategjia e përdorur e konkurrentëve dhe sjellja e konsumatorëve, vendosja e çmimit si dhe cila strategji e distribucionit duhet përdorur, në arritjen e objektivave si kompani.

Përvojë e mirë duket të jetë kjo edhe për Prof. Svend, pasi në fund të trajnimit u shpreh se: mendimi i tij për studentët kosovarë ndryshoi tërësisht, madje pranoi se studentë të tillë aq interaktiv gjatë ligjeratave, nuk ka as në universitetin e Danimarkës ku edhe ligjëron.

Programi Master në Kolegjin Universum është i rankuar në vendin e 16-të në Evropën Juglindore nga EdUniversal dhe kjo falë angazhimit të vazhdueshëm të këtij institucioni për të sjellë kualitet dhe inovacion për studentët e tij. Vizita e profesorit Svend Hollensen është njëra prej tyre, derisa gjatë këtij viti pritet të ligjërojnë edhe tre profesorë tjerë të huaj, ekspertë të fushave të ndryshme.

Për të mësuar më shumë rreth ngjarjeve të tilla, ju lutem ndiqni faqen në facebook, kontaktoni në info@universum-ks.org apo telefononi në +377 44 144 062.

Kthehu
Close