• Language
  • +377(44)-144-062
Master

Autori i librit të dytë më të shitur në botë, vjen në Kosovë

Postuar më: 26/01/2018

“Një brend është i pavlerë nëse nuk lidhet me audiencën e duhur”, andaj mënyra më e mirë për t’a arritur këtë lidhje është të dimë se si t’a planifikojmë, implementojmë dhe menaxhojmë marketingun. Tani për të gjithë ata që duan të mësojnë këta hapa, do të organizohet një Trajnim në bashkëpunim me një ndër personalitetet më eminent të fushës së Marketingut Global.

Kësaj radhe, në Kosovë po vjen Prof. Dr. Svend Hollensen, autori i librit të dytë më të shitur në botë për Marketing Global, e me të cilin Kolegji Universum, po organizon një Master Class 3 ditor, për të gjithë ata që duan të mësojnë e trajnohen më shumë rreth strategjive të Marketingut Global.

Prof. Dr. Svend Hollensen është Profesor i Assocuar i Marketingut Internacional në University of Southern Denmark. Hollensen mban titullin Master of Science per Administrim Biznesi nga Aarhus Business School ndërsa, në vitin 1992, fitoj titullin Phd nga Copenhagen Business School, i rankuar në vendin e 6-të, si Universiteti më i mirë në Evropë sipas QS World University Rankings. Hollensen, në të kaluarën ka punuar si Menaxher i Marketingut Ndërkombëtar në kompaninë multinacionale Daneze “Danfoss”.

Lokacioni i trajnimit: Kolegjin Universum në Prishtinë/Ulpianë
Orari: 8, 9 dhe 10 Shkurt 2018, ora 16:00-20:00

Aplikimi dhe procedurat e regjistrimit mund të kryhen edhe online. Apliko këtu
Për më tepër detaje kontaktoni në: [email protected]; [email protected] apo telefononi në: +377 44 144 062.

Kthehu
Close