• Language
  • +377(44)-144-062
10378204_10152910975882244_902201473875369859_n

Prezantimi i fakteve te shpejta nga hulumtimi i Monitorit Global te Ndermarresise

Postuar më: 11/11/2014

Në kuadër të Javës Globale të Ndërmarrësisë, sot me 17 Nëntor, në Kampusin e Kolegjit Universum në Ulpianë u organizua konferenca për prezentimin e fakteve nga raporti i Monitorit Global të Ndërmarrësisë (Global Entrepreneurship Monitor – GEM), raport ky i cilësuar si më i rëndësishmi dhe më prestigjiozi në botë sa i përket fushës së ndërmarrësisë. Nga ky vit, Kolegji Universum është aprovuar si ekip kombëtar i GEM për Kosovë.

Sipas raportit, 7.46% e popullsisë së Republikës së Kosovës është duke u përpjekur për të hapur nje binzes të ri për vetëvete, kurse vetëm 4.98% e të anketuarve kanë shprehur se janë duke u përpjekur për të hapur një biznes të ri për punëdhënesin. Z. Alejtin Berisha, Drejtor Elzekutiv në Kolegjin Universum, tha se pjesëmarrja e ulët e popullatës në ndërmarrësi është e ngjashme me atë në rajon, sidoqoftw, duke patur parasyshë që NVM-të janë katalizator i zhvillimit ekonomik të një vendi, është shumë me rëndësi që t’i krijohet hapësirë ndërmarrësve të rinjë të cilët me bizneset e tyre do të kontribuonin në zbutjen e papunësisë në Kosovë.

Më shumë se 50% e të anketuarve mendojnë se egziston ‘shumë’ dhe/apo ‘disa’ biznezne konkurruese në fushën ku ata planifikojnë të veprojnë, kurse 35.48% dhe 25.81% janë të përfshirë në fillimin e këtij biznesi prej më pak se gjatë muaj dhe 6-12 muaj respektivisht. Sipas raportit, 24.39% e atyre që janë në proces të hapjes së një biznesi kanë nevojë pëe më shumë se €50,000, kurse 48.8% të tyre kanë nëvojë për €0-€50,000. Sipas Uran Rracit, Koordinator i Kosovo Business Angels Netëork, shumat e kërkuara nga ndërmarrësit nuk janë larg mundësive të financimit nga investitorët e këij rrjeti, por është e nevojshme që ndërmarrësitë të kenë të hartuar një planë të qartë për shfrytëzimin e ketyre fondeve në mënyre që biznesi të rritet dhe të kontribuoj në zhvillimin e ekonomik të vendit.

Lajm i mirë është fakti se 85.87% e ndërmarrësve nuk e kanë mbyllur biznesin e tyre në 12 muajt e fundit. Sidoqofte, 5.93% të atyre pa fat, janë shprehur se problemet financiare (biznesi nuk ka qenë fitimprurës) janë arsyeja kryesore për mbylljen e bizneseve të tyre.

Monitori Global i Ndërmarrësisë (Global Entrepreneurship Monitor – GEM), është një vlerësim vjetor i aktivitetit, aspiratave dhe qëllimeve ndërmarrëse të individëve në një numër shtetesh. I inicuar në vitin 1999 si një partneritet në mes të London Business School (Britani e Madhe) dhe Babson College (SHBA), dy shkollat më të njohura të ndërmarrësisë në botë, sot GEM ka mbi 100 ‘Ekipe kombëtare’ të cilat kanë marrë pjesë në këtë projekt, numër ky në rritje për çdo vit.

Raporti i GEM për Kosovë financohet nga organizata holandeze SPARK dhe Agjencia për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.

Kthehu
Close