• Language
  • +377(44)-144-062
bursa

Hapet Thirrja për Bursa për Shkëmbim Semestral në Riga të Latvisë

Postuar më: 14/03/2017

Hapet thirrja për Bursa për studentët në Bachelor dhe Master, në kuadër të Programit Erasmus + Credit Mobility në Turiba University në Riga të Latvisë

Kolegji Universum hap thirrjen për aplikime për bursa për të realizuar shkëmbimin studentor në Turiba University në Riga të Latvisë,  në kuadër të programit Erasmus+ Credit Mobility të Komisionit Europian.

Ftojmë të gjithë studentët e nivelit Bachelor dhe Master në programet/departamentet Biznes dhe Menaxhment, Shkenca Politike, Gjuhë Angleze dhe Shkenca Kompjuterike të aplikojnë.

Llojet e shkëmbimit përfshijnë:

  • Shkëmbimin e studentëve për studime  semestrale;
  •  Periudha e studimit fillon në Shtator-Dhjetor 2017
  • Kohëzagjatja e bursave: 1 Semestër (4.5 deri 5 muaj)

 

Periudha e shkëmbimit : Semestri i Vjeshtë duke filluar nga Shtator 2017

– Kompensimi mujor prej 800 euro

– Shpenzimet e trasnportit vajtje-ardhje 275 euro

 

Kriteret dhe dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët:

  • Duhet te ketë të përfunduar të paktën një Semestër (6 provime të përfunduara) në Kolegjin Universum
  • Noten mesatare mbi 8.5
  • Testin (Certifikimin) e gjuhës Angleze-Anglia Examination
  • Transkiptën e Notave në gjuhën Angleze
  • Kopje të Pasaportës
  • 1 fotografi te formatit  te pasaportes (300pix; size – 3*4 cm; file – .jpg)
  • CV në gjuhën angleze
  • Leter Motivimi ne Gjuhen Angleze
  • Të nënshkruaj Aneks Kontratën (pas pranimit nga Universiteti prites)
  • Kontratën Mësimore (Learning Agreement, nenshkruhet pas përzgjedhjes së lëndëve në Universitetin pritës)
  • Intervista

 

 

Afati i fundit për aplikim  30 Prill, ora 24:00!

Dokumentet e aplikimit dërgohet të skanuara me email në [email protected] .

Vetëm studentët që kalojn në listën e ngushtë do të ftohen për Intervistë nga komisioni.  Përparësi në aplikim kanë studentët të cilet nuk janë përfitues të ndonje bursë paraprakisht nga Kolegji Universum.

Kthehu
Close