• Language
  • +377(44)-144-062
Burse te plote dhe punesim te garantuar

Bursë të plotë dhe punësim të garantuar për studentë!

Postuar më: 24/08/2018

Interesim i jashtezakonshem i maturanteve për pjesëmarrje në garen për financim 100% të 3 vite studimi dhe punësim të garantuar të mundësuar nga Kolegji Universum në bashkëpunim me Vision Agency.

Vision Agency do të financoj studimet e 20 studentëve për 3 vite studimi në Kolegjin Universum, të cilët përveç pjesës akademike do kenë mundësi që part-time të punojnë direkt në kompani në mënyrë që pas diplomimit të nënshkruajnë kontratën për punësim në Vision Agency.

Studentët e përzgjedhur do kenë mundësi të sigurojnë punën qysh sot, nga mosha 18 vjeçare, si dhe të punojnë për tregun global.

Financimi i studimeve sipas departamenteve: Shkenca Kompjuterike 14 BURSA, Biznes dhe Menaxhment 4 BURSA dhe Gjuhe Angleze 2 BURSA.

Të gjithë maturantët që dëshirojnë të studiojnë #Shkenca Kompjuterike #BiznesdheMenaxhment #GjuheAngleze dhe duan të punojnë si programer, IT, Data Security, Digital Marketing, Project Management, Content Writing, janë të ftuar të aplikojnë për njërën nga këto 20 BURSA studimi dhe punë të financuara 100%, deri me 15 Shtator 2018. Linku per aplikim https://goo.gl/Xp25uy

Përzgjedhja e studentëve bëhet përmes Testit në bazë të drejtimit dhe Intervistës nga Kolegji Universum dhe Kompania Vision Agency.

Afati i fundit: 15 Shtator 2018, per çdo informatë shtesë ju lutem ndiqni faqet në facebook & instagram, kontaktoni në: info@universum-ks.org apo telefononi në +377 44 144 062.

Kthehu
Close