• Language
  • +377(44)-144-062
img_7250

Cilat janë metodat inovative të ligjërimit që po përdoren nga profesorët?

Postuar më: 08/11/2018
Ka kaluar koha kur profesori ligjëronte dhe studentët thjesht merrnin shënime. Duke e parë fenomenin e përdorimit të madh të teknologjisë nga studentët, atëherë profesorët në Kolegjin Universum kanë gjetur mënyra atraktive të të ligjëruarit duke e përfshirë teknologjinë dhe duke e shëndruar klasen në një botë interaktive. Teknologjia po siguron një mënyrë të të mësuarit me modele gjithnjë e më të personalizuara. Çdo studentë mëson ndryshe, dhe teknologjia u lejon profesorëve të përshtaten me stilet e tyre unike të të nxënit.  
 

Sipas një hulumtimi të bërë në Kolegjin Universum, studentët preferojnë përdorimin e teknologjisë gjatë të mësuarit, sepse besojnë se kjo e bën të mësuarit më atraktiv. Lëndet mësimore që në të kaluaren i konsideronin më sfiduese ose të mërzitshme sot po bëhen më interesante me mësim virtual, nëpërmjet videove ose platformave të ndryshme me informacione që ata i kanë në dispozicion.

 

Teknologjia në zhvillim nuk e zvogëlon rolin e ligjëruesit në klasë, në vend të kësaj, ajo po e shton atë. Teknologjia po ju ndihmon profesorëve të ndjekin progresin e secilit studentë.
 
Përveq integrimit të teknologjisë gjatë ligjeratave. Studentët e Kolegjit Universum po punojnë aktivisht në projekte inovative. Projekti i fundit është projekti me Simulime në Virtual Reality për shmangien e frikës gjatë fjalimeve në publik i cili ishte përkrahur edhe nga UNICEF Innovations Lab Kosovo. Shih linkun:  https://bit.ly/2D1k28k


Për më shumë informata rreth projekteve të realizuara dhe mënyrës së integrimit të teknologjisë në ligjërim ndiqni Kolegjin Universum në facebook & instagram, apo kontaktoni në info@universum-ks.org apo në +377 44 144 062.
Kthehu
Close