• Language
  • +377(44)-144-062
Ide biznesi

Cilat projekte të studentëve mund të kthehen lehtë në ide biznesi?

Postuar më: 01/02/2018

Një numër i caktuar i njerëzve, institucionin ku studiojnë e mendojnë si një vend ku mësohen vetëm pjesët teorike të një fushe të caktuar, pa e ditur se në disa institucione përveç pjesës teorike e praktike, studentët kanë mundësi edhe të krijonë ide për biznes.

Kolegji Universum, është institucioni i arsimit të lartë, i cili duke përdorur metoda të reja evropiane përkrahë studentët e tij të cilët vijnë me ideja të ndryshme, e që janë lehtë të kthyeshme në biznese, biznese këto që zgjidhin probleme të ndryshme të shoqërisë.

Në vazhdim do keni rastin të shihni disa projekte të realizuara nga studentët e Departamentit të Shkencave Kompjuterike, të Kolegjit Universum, në bashkëpunim me profesorët e tyre.

Paraqitja e provimeve online përmes aplikacionit mobil në platformën Android

Numri i pajisjeve Android dhe aplikacioneve që po zhvillohen për këto pajisje po rritet dita-ditës. Njëra nga idetë e Besjona Raqi-t nën mentorimin e Adelina Basholli-t, është zhvillimi i një aplikacioni mobil në platformën Android i cili do t’u mundësoj studentëve paraqitjen online të provimeve. Ky aplikacion do të komunikoj në kohë reale me server dhe të dhënat do të shkëmbehen dhe ruhen në databazën e vendosur aty. Për të parë se si do funksionoj aplikacioni, klikoni këtu.

Ngritja e nivelit të sigurisë së komunikimit duke përdorur algoritmin RSA

Siguria e të dhënave do të thotë ruajtja e të dhënave nga keqpërdorimet. Shpeshherë të dhënat janë të rrezikuara. Enkriptimi mundëson që të dhënën më përmbajtje të dukshme t’a transformojë në të dhënë të koduar, që nuk mund të lexohet pa posedimin e “çelësit”. Kurse, Dekriptimi mundëson restaurimin e përmbajtjes së dukshme të të dhënave nga e dhëna e koduar përmes përdorimit të çelësit. Algoritmi DES punon më çelës sekret 56 bitësh dhe 16 cikle për transformimin e bllokut nga tekst i thjeshtë  në tekstin e shifruar. RSA algoritmi përbëhet nga dy çelësa, atë sekret dhe publik. Ky projekt u punua nga studenti Agon Rexhepi nën mentorimin e Genc Hamzaj. Për të parë se si do funksionoj algoritmi, klikoni këtu.

Sistemi për menaxhimin e temave të diplomës

Studenti Edit Qeli së bashku me mentorën Adelina Basholli punuan në krijimin e një sistemi në gjuhët HTML, CSS, dhe PHP për menaxhimin e temave të diplomës që do i ndihmonte studentët për t’iu referuar temave të mëparshme të diplomës ashtu që të mund të shikojnë punimet paraprake dhe të bazohen qoftë për strukturë të raportit apo analizë të të dhënave. Profesorët në anën tjetër ngarkojnë në sistem temat e diplomës së studentëve të tyre. Për të parë se si do funksionoj sistemi, klikoni këtu.

Ndërtimi i sistemit për gjetjen e kujdestareve për familjen dhe rendin shtëpiak

Ky sistem i punuar nga Albulena Pajaziti dhe nën mentorimin e Adelina Basholli, ka për qëllim t’u ndihmoj përdoruesve në gjetjen më të shpejt të personave që ofrojnë shërbime kujdestarie për fëmijët e tyre apo për familjarët e tjerë (të moshuarit) dhe rendin shtëpiak. Në këtë punim janë përfshirë të gjitha proceset e inxhinierisë softuerike ashtu që të mundësohen veprimet e kërkimit dhe filtrimit të të dhënave që i shfaq sistemi. Për të parë se si do funksionoj sistemi, klikoni këtu.

ToDo App

Ky aplikacion i studentës Ermina Hasani, do mundësojë marrjen e shpejt të shënimeve, në një lloj ditari për të shkruar ose një fletore private që ne mund të përdorim për të shkruar të gjithat shënimet që dëshirojmë t’i mbajmë mend pa pasur nevojë të lidhemi me internet. Për të parë se si do funksionoj aplikacioni, klikoni këtu.

Sistemi mobil i menaxhimit të porosive në restaurant

Ideja e këtij sistemi mobil, të punuar Dinore Hasani, ka të bëjë me menaxhimin e porosive në restaurant. Pra, klientët do mund të shfrytëzojnë këtë aplikacion për të bërë porosi në restaurant prej tavolinës së tyre. Lista e porosive më pas i shfaqet personit përgjegjës përmes një web-aplikacioni. Sistemi i propozuar në këtë punim do të lehtësoj punën edhe për kamarierët ashtu që ata të mos kenë nevojë t’i mbajnë në mend të gjitha detajet e porosisë, apo edhe të harrojnë ndonjë detaj të porosisë. Për të parë se si do funksionoj aplikacioni, klikoni këtu.

Këto janë vetëm disa nga punimet që studentët e Kolegjit Universum, i kanë krijuar e këtë në kuadër të lëndëve që mësojnë gjatë studimeve të tyre.

Për më shumë informta rreth këtyre projeteve e shumë projekteve të tjera që janë realizuar nga studentët, ju lutem ndiqni faqen në facebook, kontaktoni në: info@universum-ks.org apo telefononi në +377 44 144 062.

Universum është krijues dhe inovativ!

Kthehu
Close