• Language
  • +377(44)-144-062
Studio Gjuhe Angleze

Cili është programi më i mirë i Gjuhës Angleze në Kosovë?

Postuar më: 27/08/2018

Gjuhët e huaja ofrojnë një avantazh konkurrues për punësim. Gjuha Angleze është gjuha zyrtare e 53 vendeve duke e bërë atë një nga gjuhët më të folura në botë. Kompanitë i rekrutojnë punonjësit të cilët zotërojnë njohuri dhe diplomë në Gjuhë Angleze.

Pra, diploma e programit të Gjuhës Angleze mund të hap dyer të shumta pas diplomimit. Mediat mund të jenë të përshtatshme për një diplomuar të Gjuhës Angleze, pasi ato ofrojnë një mënyrë të mirë për të aplikuar njohuritë në gjuhën e shkruar. Mësimdhënia është një tjetër mundësi; nga arsimi fillor deri në universitet, anglishtja si lëndë konsiderohet e rëndësishme në të gjitha fazat. Poashtu, qendrat e licencuara për përkthim, ne e dijmë se shumë nga ne zotërojnë Gjuhën Angleze por sa prej nesh posedojmë diplomë dhe kemi të drejtë të përkthejmë një dokument zyrtar.

Pra në përgjithësi, diploma e Gjuhës Angleze vlerësohet nga punëdhënësit për shkak të aftësive të shumta të transferueshme që posedon.

Kolegji Universum e ofron programin e Gjuhës Angleze me specializim në Media dhe Gazetari, Gjuhë Angleze për Përkthim dhe Gjuhë Angleze në kombinim me Gjuhë Gjermane.

Përveq studimeve studentët nga viti i dytë fillojnë punën praktike në institucionet që Kolegji Universum ka bashkëpunim duke iu mundësuar kështu studentëve që gjatë studimeve të fitojnë përvojë profesionale përtej teorisë duke u bërë të gatshëm për treg të punës.

Përveq kësaj Kolegji Universum është i vetmi institucion nga Kosova që ka arritur numrin më të madh të marrëveshjeve të financuara nga Komisioni Evropian. Deri tani Kolegji Universum ka dërguar 51 studentë për studime në Universitetet më të mira në Evropë me bursë të plotë. Secili studentë i Kolegjit Universum ka mundësinë të studiojë një semester jashtë vendit duke përfituar shkollim falas, 800 euro kompenzim mujor dhe 275 kompenzim për shpenzime të transportit.

Për më shumë informata rreth Kolegjit Universum dhe mundësive për studime, ju lutem ndiqni faqet në facebook & instagram, kontaktoni në: info@universum-ks.org apo telefononi në +377 44 144 062.

Kthehu
Close