• Language
  • +377(44)-144-062
Universum është Punësim

Cili është studenti i cili menjëherë pas përfundimit të studimeve hapi biznesin e tij?

Postuar më: 13/07/2018

Sipas një hulumtimi të fundit të bërë nga Kolegji Universum lidhur me suksesin e të diplomuarve, rezultoi se 19.8% e studentëve të diplomuar vitin e kaluar janë vetëpunësuar duke krijuar kështu kompanitë e tyre. 34.5% janë të fokusuar në shitje, 13.8 në sigurime dhe 10.3% në prodhim. 13% e tyre kanë kompani me më shumë se 30 punonjës, ndërsa përqindja më e lartë kanë kompanitë me maksimum 10 punonjës.

Kjo si duket po ndodhë si rrjedhojë e përkrahjes së vazhdueshme që ofron ky institucion i Arsimit të Lartë në Kosovë për studentët e tij, duke i orientuar ata drejt ndërmarrësisë, e këtë përmes iniciativave të shumta që ndërmerr në zhvillimin e ndërmarrësisë në Kosovë.

Fatos Hysenaj, është studenti i cili sapo ka përfunduar studimet e programit Master në drejtimin Menaxhment, në Kolegjin Universum, ku me të përfunduar studimet ndërmori një hap të rëndësishëm aq edhe me përgjegjësi, hapjen e kompanisë SAF L.L.C. e cila merret me shërbimet e kontabilitetit, tatimeve, trajnimeve dhe shërbimeve financiare.

Vlenë të ceket se Fatosi sapo është kthyer edhe nga Turqia ku semestrin e fundit të studimeve e ka ndjekur në Middle East Technical University, si përfitues i bursës së plotë ndërkombëtare në vlerë 5375 Euro, 850 Euro kompenzim mujor dhe 275 Euro kompenzim për transport, e gjithë kjo në kuadër të Kolegjit Universum.

Si duket edhe kjo eksperiencë ndërkombëtare duhet të ketë ndikuar, në marrjen e vendimit për të filluar vet nje biznes, ndonëse në një frymë pakëz më ndryshme se siç jemi mësuar të shohim.

Për më shumë informata rreth Kolegjit Universum dhe mundësive që ofron, ju lutem ndiqni faqen në facebook, kontaktoni në info@universum-ks.org apo telefononi në +377 44 144 062.

Kthehu
Close