• Language
  • +377(44)-144-062
Universum eshte punesim

Cili është studenti që gjatë studimeve arriti të punësohet në Coca-Cola?

Postuar më: 03/08/2018

Falë bashkëpunimeve të veçanta dhe të suksesshme të Kolegjit Universum me institucione dhe kompani për praktika dhe trajnim të studentëve. Një grup i studentëve të Kolegjit Universum ishin pjesëmarres në trajnimin “Coca-Cola përkrah Rininë”. Trajnim ky i organizuar me qëllim të aftësimit të të rinjve për treg të punës dhe vetëpunësim. Studentët pjesëmarrës janë trajnuar në zhvillim të aftësive si menaxhimi i kohës dhe i projekteve, si dhe komunikimi i arritjeve në mënyrë efektive.

Njëri nga problemet më shqetësuese në vend është fuqia punëtore e të rinjëve e pashfrytëzuar. Andaj konsiderojmë se trajnimet e tilla që marrin pjese studentet ju shërbejnë atyre si një mundësi e shkëlqyer që ti avancojnë aftësitë e tyre dhe të bëhen të gatshëm për tregun e punës.

Njeri nga studentet pjesemarres në trajnim Orgest Seremi student ne Programin Bachelor në “Biznes dhe Menaxhment”. Pas interesimit dhe suksesit të treguar gjatë trajnimit ka arritur të punësohet në “Coca-Cola HBC Kosova” në poziten “Business Developer”. 

Se si arriti të punësohet ende pa u diplomuar na tregon Orgesti në vijim: ‘Ka disa muaj që kam filluar të punoj në “Coca-Cola HBC Kosova” në poziten “Business Developer” ku meritën më të madhe për këtë punësim ja atribuoj trajnimit “Coca-Cola përkrah rininë” dhe “Kolegjit Universum” përmes të cilit ne u informuam rreth këtij trajnimi. E gjithë kjo falë bashkëpunimeve që ka Kolegji Universum me kompanitë në vend, me qëllim të angazhimit të studentëve në praktika dhe trajnime të ndryshme. 

Pjesemarrja në këtë trajnim ishte një eksperience e paharrueshme. Mësimet e nxjerra nga trajnimi po më ndihmojnë që të performojë më mirë në poziten e tanishme. Për këtë i inkurajojë të gjithë studentët që të marrin pjesë në trajnimet dhe praktikat që ju ofrohen gjatë studimeve.’

Kolegji Universum, mbetet lider për mundësitë për avancim në karriere që iu ofron studenteve gjate studimeve!!

Për më shumë informata ju lutem kontaktoni info@universum-ks.org /+377 44 144 062 ose na ndiqni në instagram & facebook.

Kthehu
Close