• Language
  • +377(44)-144-062
A dëshironi të studioni në ITALI me bursë të plotë?

A dëshironi të studioni në ITALI me bursë të plotë?

Postuar më: 06/08/2018

Kolegji Universum është bërë lider i mundësive reale ndërkombëtare në kuadër të programit Erasmus+ Credit Mobility për studentë dhe staff per shkembim/mobilitet semestral, këtë po e dëshmon fakti se tani këtij institucioni të arsimit të lartë në Kosovë i është aprovuar edhe projekti tjetër për BURSA për shkëmbim semestral të studenteve dhe ligjërim/trajnime per staff (te gjitha nivelet, vitet dhe drejtimet) në Itali.

Studentët e Universumit do kenë rastin të studiojnë për një semestër në “University of Foggia” në Itali.

Secili studentë përfiton shkollim falas, 800 euro kompenzim mujor dhe 275 euro kompenzim për shpenzime të transportit. Vlera totale e bursës për secilin student eshte 5,075 euro/semester, e financuar direkt nga Komisioni Evropian.

Shumë shpejt do shpallet edhe thirrja rreth mundësisë për aplikim të studentëve të Kolegjit Universum.

Kolegji Universum, mbetet lider për mundësitë Ndërkombëtare për studentët!!

Për informata shtesë kontakto Zyrën e Projekteve Ndërkombëtare të Kolegjit Universumerasmus@universum-ks.org ose +383 44 144 062.

Kthehu
Close