• Language
  • +377(44)-144-062
Studime Nderkombetare

Diploma e Kolegjit Universum njihet edhe në Zvicër

Postuar më: 21/05/2018

Falë bashkëpunimeve të veçanta dhe të suksesshme për shkëmbim të studentëve, me Universitete nëpër Evropë në kuadër të programit Erasmus+, Kolegji Universum, është instutucioni i parë në Kosovë, i cili përveç që ka dërguar studentë nga Kosova të studiojnë jashtë vendit për një semestër, studentët edhe pas diplomimit kanë mundësi t’i vazhdojnë studimet post diplomatike jashtë vendit, e kjo pasi diploma e Kolegjit Universum është e njohur Ndërkombëtarisht.

Studentët e Kolegji Universum prezentojn në Pallatin Presidencial të Polonisë!

Eries Shala, është studenti i diplomuar në Kolegjin Universum i cili ka vazhduar studimet post diplomike MSc në Business Administration – Major Public and Nonprofit Management në Universitetin më mirë të Shkencave Aplikative në Zvicër, Zurich University of Applied Sciences.

Eries Shala pohon se si studimet në Kolegjin Universum i kanë mundësuar studim jashtë vendit dhe zhvillim e avancim profesional. Ai tregon se si pranimi në Zurich University of Applied Sciences me diplomë nga Kolegji Universum, ka qenë shumë e lehtë pa pasur nevojë për provime shtesë.

Gjatë studimeve atje, Eriesi pat rastin edhe të prezentojë në Pallatin Presidencial të Polonisë, eksperiencë kjo e cila do mbetet gjatë në kujtesën e tij.

Studentët e nivelit Bachelor dhe Master të Kolegjit Universum kanë mundësi të studiojnë në 44 Universitete në Evropë me BURSË të plotë (shkollim falas, 800 euro për shpenzime të jetesës dhe 275 euro për shpenzime të transportit) të gjitha këto të financuara nga Erasmus+ i Komisionit Evropian.

Kolegji Universum, mbetet lider për mundësitë Ndërkombëtare për studentët!

Për më shumë informata ju lutem ndiqni faqen në facebook, kontaktoni në +377 44 144 062 ose direkt duke klikuar këtu.

Kthehu
Close