• Language
  • +377(44)-144-062
988914_10153268097142244_7126055738312956402_n

Public lecture the Italian Ambassador in Prishtina, Mr. Andreas Ferrares

Postuar më: 08/04/2015

Komuniteti i biznesit italian nuk di për Kosovën

Kosovarët nuk kanë bërë sa duhet në promovimin e vendit të tyre tek investitorët e huaj. Biznesmenët e e shumtë të vendeve evropiane nuk e njohin Kosovën si një destinacion për zhvillimin e biznesit të tyre. Ky ishte vlerësimi i ambasadorit italian në Prishtinë, Andreas Ferrarese, i dhënë para studentëve të Kolegjit “Universum” në Prishtinë.

Të mërkurën gjatë ligjëratës së hapur të tij të mbajtur para studentëve ai foli edhe për raportet e Italisë karshi Kosovës, angazhimet dhe prioritet e Ambasadës si dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit, investimet italiane në Kosovë, liberalizimi i vizave, emigrimin. Ambasadori Ferrareze u fokusua në temat që qojnë drejt zhvillimit ekonomik të vendit.

“Fatkeqësisht komuniteti i biznesit italian nuk e njeh Kosovën si vend për të bërë biznes. Andaj që nga fillimi, fokusi im ka qenë në rritjen e bashkëpunimit ekonomik Kosovë-Itali.”, tha ambasadori italian. Sipas tij, Kosova nuk e ka bërë prezantimin e duhur para biznesit italian për ofertën që ka për investitorët e huaj.

“Kosova ka potencial për tu zhvilluar ekonomikisht. Ju duhet të fokusoheni në bujqësi, industri të lehtë ushqimore, përpunim të metaleve dhe shërbime. Duhet të fokusoheni në një ekonomi të qëndrueshëm, duke u bazuar në zhvillimin e sektorit privat”, tha ambasadori Ferrarese.

Ambasadori iu përgjigj një sërë pyetjesh të shtruara nga studentët e pranishëm lidhur me migrimin e kosovarëve drejt vendeve të BE-së.

“Nëse ju dëshironi ta lëshoni vendin tuaj nuk mund të ju ndal askush, nuk ju nevojitet as liberalizimi i vizave. Por ju duhet të qëndroni këtu dhe t’i ndihmoni vendit tuaj të zhvillohet. E ardhmja e Kosovës është në duar e të rinjve” tha Ambasadori.

Ai tha se kosovarë kanë një perspektiv të ndritur në vendin e tyre, por që duhet të punojnë shumë më shumë.

“Secili vend evropian, edhe Italia, do të kishte përfitim nga emigrantët kosovarët sepse janë të rinj, të mençur, të shkathtë në punë, integrohen shpejt. Por kjo nuk është zgjidhja. Nuk duhet lënë që truri i Kosovës të ik nga këtu. E ardhmja është në duart e të rinjve. Kosova do te humb shume nga migrimi dhe largimi i trurit”, tha ambasadori.  Sipas tij edhe në rast të liberalizimit të vizave, kosovarët nuk do të mund të shfrytëzojnë për të braktisur vendin e për të jetuar në BE. “Kosova ka ecur mirë drejt liberalizimit të vizave. Aspektet teknike tani janë më të rëndësishme për tu plotësuar se ato politike në procesin e liberalizimit të vizave”, theksoi ai.

Ai porositi kosovarët që të orientohen më shumë në prodhim. “Në rast se ju do të hynit sot në BE do të humbnit 60 për qind të buxhetit, pasi këto mjete hyjnë nga Doganat.  Andaj ju duhet të përqendroheni në prodhim”, tha ai. Sipas tij, jo gjithmonë kosovarët duhet fokusuar vetëm në treg të lirë. “Shteti duhet të intervenoj më shpesh për të mbrojtur prodhuesin vendor”, porositi italiani.

Qeveria e re sipas tij ka filluar të punojnë në ndryshimin pozitiv të vendit. Sipas tij, korrupsioni nuk është e vetmja e keqe e kosovarëve në pengimin e investimeve të huaja dhe zhvillimit të brendshëm ekonomik.

“Ekonomia ka mund të zhvillohet edhe pse ka korrupsion. Kjo nuk është e keqja e vetme e këtij vendi”, tha ambasadori italian.

Kthehu
Close