• Language
  • +377(44)-144-062
11062554_10153222033942244_7452587714125234120_n

Universum celebrate the International Day of Happiness

Postuar më: 22/03/2015

Për të parën herë në Kosovë, studentët kosovar të Kolegjit Universum kanë vendosur që këtë vit t’i bashkëngjiten mbi 13 milionë njerëzve tjerë në botë, për ta festuar ditën e lumturisë.

Dita e lumturisë ose në origjinal “Happiness Day” është festë e inicuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, e cila për herë të parë është festuar në vitin 2012. Pas tre vitesh, kësaj feste i janë bashkuar edhe kosovarët, përkatësisht studentët e Universum të cilët përmes lumturisë duan ta dëshmojnë se vendi i tyre është pjesë e ngjarjeve botërore dhe e integruar sikurse kombet tjera të zhvilluara dhe ato në zhvillim.

Motoja e këtij viti për ditën e lumturisë është “lidhja me njerëzit”, ndërsa për çdo vit motoja e kësaj dite ndryshon, për t’i dhënë njerëzve arsye të ndryshme për të qenë të lumtur.

Kosova sipas raportit të OKB radhitet në vendin e 83-të për lumturi nga 150 vendet në listë. Indikatorët matës për lumturi sipas OKB-së janë GDP per capita, liria për të zgjedhur, pavarësia nga korrupsioni, jetëgjatësia e popullsisë dhe ekonomia e gjelbër.

Sipas raportit të OKB-së për vitin 2013/2014, Danimarka është vendi më i lumtur në botë.

Ndërsa sipas një raporti tjetër, përkatësisht Happy Planet Report, Meksika është vendi më i lumtur dhe shtetet e Amerikës Latine janë më të lumturat.

Në njoftimin e Kolegjit Universum thuhet se kolegji kujdeset për lumturinë e studentëve të saj dhe hulumton faktorët që i bëjnë studentët e tyre të lumtur, sepse lumturia është pjesë e rëndësishme e suksesit të tyre në studime.

Kthehu
Close