• Language
  • +377(44)-144-062
Epokë e re në arsim, kompania financon studimet dhe punëson 20 maturantë

Epokë e re në arsim, kompania financon studimet dhe punëson 20 maturantë

Postuar më: 26/07/2018

Sot në një konferencë për media në objektin e Kolegjit Universum u nënshkrua marrëveshja mes këtij të fundit dhe Vision Agency, të parën të këtij lloji në Kosovë, duke sjellur risi në fushën e arsimit në Kosovë.

Kjo marrëveshje ka për qëllim ndërlidhjen e studimeve me industrinë e punës me ç’rast nga Vision Agency do të financohen studimet e 20 studentëve për 3 vite, të cilët përveç pjesës akademike do kenë mundësi që part-time të punojnë direkt në tregun e punës në mënyrë që pastaj të vazhdojnë kontratën si të punësuar në Vision Agency.

Drejtori i Kolegjit Universum, Alejtin Berisha, tha se ‘Studentët e përzgjedhur do kenë mundësi të sigurojnë punën qysh sot, nga mosha 18 vjeçare, si dhe të punojnë për tregun global. Kosova ka arritur që jashtë saj të transportojë jo njerëz por dije, direkt nga këtu duke ofruar shërbime për tregun e jashtëm, andaj po themi që kjo është një risi.’

Ndër të tjera, ai u ka bërë thirrje të gjithë maturantëve që dëshirojnë të studiojnë Shkenca Kompjuterike të aplikojnë për njërën nga këto 20 BURSA studimi dhe punë të financuara 100%, deri me 15 Shtator 2018, në këtë link: https://goo.gl/forms/kOV7VCnC2BxZmwar2

Muzafer Shala, profesor në departamentin e Shkencave Kompjuterike, falënderoi drejtuesit e Vision Agency për bashkëpunimin, duke u shprehur se kanë qenë shumë pozitiv dhe kanë hapur të gjitha mundësitë që të krijojnë një lidhje të këtij lloji ‘industry to university’.

Fazli Kabashi, drejtor në Vision Agency, pohoi se me bashkëpunimin me Kolegjin Universum po synon që numrin e të punësuarve ta rrisë në 1000. Jemi duke bashkëpunuar në mënyrë që studentët e Universumit qysh në vitin e parë të studimeve të kenë rastin të mbajnë punë praktike në Vision Agency e pastaj me zhvillimin e tyre profesional edhe të punësohen, ka thënë ai.

Mendim Mustafa, bashkëthemelues i Vision Agency poashtu falënderon partnerët për bashkëpunimin e hapur në pranimin e ideve për ndryshimin e planprogramit studimor në mënyrë që të bëhet përafrimi i industrisë me Universitetin. Ai u bënë thirrje për aplikim edhe maturantëve që përveç Shkencave Kompjutrike, duan të punojnë në Project Management, IT, Network dhe Data Security.

U tha se, pjesë e stafit do jenë njerëz nga industria e punës, studentët do kenë mundësinë të marrin certifikime nga industria s inga SAP, Microsoft dhe Oracle, studentët do dalin të përgatitur për ato çka kërkon tregu i punës sot dhe pas 20 viteve. Selesionimi i maturantëve do bëhet në bashkëpunim me Vision Agency.

Konferenca përfundoi duke shpresuar që kjo nismë të vazhdojë të përhapet edhe sa më shumë sepse Kosova ka nevojë për inxhinjera, bota ka edhe 1 milion vende të lira të kësaj fushe andaj mbetet prej neve me i përgatit sa ma mirë për këtë treg, potencoi në fund z. Berisha.

Për të parë konferencën dhe atë se çka u tha, klikoni këtu.

Kthehu
Close