• Language
  • +377(44)-144-062
Studime jashte vendit

Cili është studenti kosovar që po mahnit Universitetin në Lituani?

Postuar më: 05/02/2018

Në kuadër të marrëveshjeve ndërkombëtare me universitetet më të mira në Evropë, Kolegji Universum ka dërguar 43 studentë për studime semestrale me bursa të plota në

shtete të Evropës dhe në Turqi, në kuadër të programit Erasmus+. Ky institucion i Arsimit të Lartë në Kosovë, po vendos Kosovën në hartën e botës.

Blerjan Gashi është njëri nga përfituesit e kësaj burse, i cili është duke studiuar në Mykolas Romeris University, në Vilnius të Lituanisë. Me të mbërritur atje, Blerjani ka lënë përshtypje të mrekullueshme, duke e përfaqësuar Kolegjin Universum dhe Kosovën në mënyrën më të mirë të mundshme para studentëve dhe stafit të këtij Universiteti, i cili është Universiteti më i madh publik në Lituani. Të mahnitur me Blerjanin, ata kanë vendosur të shkruajnë edhe një artikull për të.

Ndër të tjera, në artikull shkruhet se si një student i Ekonomisë nga Kosova, po përjeton eksperiencën e tij të parë jashtë vendit. Blerjani ishte shprehur se njerëzit në këtë Universitet janë shumë të mirë dhe përkrahës, në përgjithësi ky institucion arsimor i duket tejet inovativ dhe kreativ.

Më tej kishte treguar se takimi me studentë të tjerë nga vende të ndryshme, njohja e vendeve dhe kulturave të tjera si dhe ndarja e ideve me të tjerët, janë gjërat që pëlqen më së shumti, këto janë edhe disa nga arsyet pse ka vendour t’i vazhdojë studimet jashtë vendit, qofshin ato edhe vetëm për një semestër.

Ajo çka Kolegjin Universum e bënë akoma më krenar me studentët e tij, është fakti se shumica e tyre kanë shpirt ndërmarrës e krijues. Blerjani edhe pse ka kaluar vetëm të 20-at, ka arritur të themeloj një kompani Digjitale të Marketingut në Prishtinë, e cila për kohën që operon në treg, ka arritur të krijojë klientelë nga Kosova, por disa edhe nga Gjermania.

Si duket për të fillimi i një biznesi, nuk ishte i vështirë, e kjo sepse ai beson që “çdo gjë është e mundur, duhet të provoni dhe të provoni”.

Kosova ka nevojë për lajme frymëzuese sikurse të Blerjanit, andaj Kolegji Universum do punoj vazhdimisht që secili studentë i tij,  t’a përfaqësojë Kosovën sa më denjësisht nëpër Universitetet partnere në Evropë.

Për më shumë informata, ju lutem ndiqni faqen në facebook, kontaktoni në +377 44 144 062 ose direkt duke klikuar këtu.

Kthehu
Close