• Language
  • +377(44)-144-062
Universum Kolegj

Filmi i realizuar nga studentët e Kolegjit Universum pjesëmarrës në Youth Film Fest

Postuar më: 15/12/2016

Filmi i metrazhit të shkurtër Admire Rhythm Track (A.R.T), i realizuar nga studentët e Kolegjit Universum do të jetë pjesëmnarrës në Festivalin e Filmit për të Rinjë, Youth Film Fest. 

Studentët e vitit të parë në programin Gjuhë Angleze në Kolegjin Universum kanë realizuar filmin e metrazhit të shkurtër Admire Rhythm Track (A.R.T).

Me këtë film studenët janë munduar të tregojnë jetën e katër personazheve me karaktere të ndërlikuara dhe vështirësi te ndryshme, edhe nga shtytës të jashtëm, dhe mënyrën se si muzika, kërcimi, aktrimi dhe piktura i orientuan keto personazhe në një rrugë tjetër, e cila është ritmi ndijor i brendshëm i tyre, që duket shumë më e drejtë dhe u premton një të ardhme. Të gjithë personazhet kanë pasur peripecitë, profesionet dhe qellimet për jetën, por shpesh jane zhgenjyer. Vetem ideali për artin u ka ndihmuar të përballojnë momentet e vështira që jeta u ka ofruar. Arti, në përgjithësi, ka ndikim shumë të madh në jetën e njeriut, sidomos në jetën e të rinjve. Prandaj, kanë zgjedhur ndjesinë që u jep arti, si temë të filmit-spjegon regjisorja dhe skenarisjta e filmit,  Era Baliu, studente në vitin e I-rë në Kolegjin Universum. Ekipi i filmit përbëhet nga katër aktorë, që të gjithë studentë të vitit të I-rë. Filmi ka të bëjë me ndikimin e artit në jetët e personazheve. Për shpëtimin dhe fisnikrimin e shpirtit përmes muzikës, pikturës, aktrimit dhe kërcimit.

Bulza Dërmaku, studente në vitin e I-rë, në Kolegjin Universum luan rolin e një avokateje, e cila nuk është e kënaqur me profesionin e saj dhe tregon se si e ka gjetur veten në vallëzim. Ndërsa, Arlinda Sejdiu në rolin e saj tregon se si shpëtimin e vetëm e kishte muzikën. Driol Hoxhaj, në rolin e tij tregohet si një fëmijë i stërmunduar nga shkurorëzimi i prindërve, i vetmuar e i pa shpresë, gjen veten e tij tek klubi i dramës, dhe rifillon jetën e tij.Erosi në rolin e tij tregohet si nje piktor i demotivuar për punë nga divorci i tij, dhe e gjen përseri motivin për krijimtari arti kur kalon një natë duke pikturuar me mjetet e djalit tij të vogel dhe rifillon jetën si artist.

Pas premierës së sukseshme në kampuset e Kolegjit Universum në Prishtinë, Ferizaj dhe Gjakovë,  filmi është përzgjedhur për garën në Youth Film Fest. Ky festival i filmit mbështetet nga Ambasada Amerikane në Kosovë, Këshilli Rinor i Kosovës dhe organizata të tjera jo-qeveritare. Qëllimi i Youth Film Fest është që përmes filmit të fuqizoj të rinjët dhe inkuaroj për punën në komunitet dhe gjithëpërfshirja sociale.

Për të informuar për të gjitha detajet për ngjarjet dhe projektet studentore në Kolegjin Universum, shkruani e-mail në info”universum-ks.org apo telefononi në ++377 44 144 062

 

Kthehu
Close