• Language
  • +377(44)-144-062
bursa metu

Hapet aplikimi për BURSA studimi në Middle East Technical University, përfito nga kjo mundësi

Postuar më: 08/08/2018

Hapet thirrja për Bursa për studentët në Bachelor dhe Master, në kuadër të Programit të Bashkimit Evropian, në Middle East Technical University në Turqi.

Ftojmë të gjithë studentët e nivelit Bachelor dhe Master e të gjitha programeve/departamenteve të Kolegjit Universum, të aplikojnë për BURSA për shkëmbim në semestrin vjeshtor 2018/2019.

Llojet e shkëmbimit përfshijnë:

  • Shkëmbimin e studentëve për studime semestrale;
  • Kohëzagjatja e bursave: 1 semestër (4.5 deri 5 muaj)

Periudha e shkëmbimit: semestri vjeshtor 2018/2019

  • Kompensimi mujor prej 800€
  • Shpenzimet e transportit vajtje-ardhje 275€

Kriteret dhe dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët:

  • Nuk duhet të jeni studentë në vitin e fundit të studimeve
  • Duhet te keni të përfunduar të paktën një Semestër (5 provime të përfunduara)
  • Letër motivuese
  • CV
  • Testin (Certifikimin) e gjuhës Angleze nga Anglia Examination
  • Transkipta e Notave në Gjuhën Angleze
  • Kopje të Pasaportës
  • 1 Fotografi (madhësia e pasaportës/vizës)

Dokumentet që duhet te dorëzohen pas aprovimit të nominimit nga Institucioni dergues (Kolegji Universum)

  • Të nënshkruaj Aneks Kontratën;
  • Kontratën Mësimore (Learning Agreement) per perzgjedhjen e lëndëve në Universitetin pritës (LUAS);
  • Aplikacioni i nënshkruar;
  • Kërkesa për Akomodim
  • Aplikacioni për detajet e Arritjes në Turqi

Afati i fundit për aplikim 22 Gusht, ora 24:00!

Dokumentet e aplikimit dërgohet të skanuara me email në erasmus@universum-ks.org. Aplikimi për vizë studentore bëhet pas pranimit zyrtar nga Middle East Technical University në Turqi.

Përparësi në aplikim kanë studentët të cilet nuk janë përfitues të ndonjë burse nga Kolegji Universum dhe NUK janë studentë në ndonjë Institucion të Arsimit të lartë tjetër në Kosovë.

Për informata shtesë kontakto Zyrën e Projekteve Ndërkombëtare të Kolegjit Universumnë: erasmus@universum-ks.org ose në +383 44 144 062.

Kthehu
Close