• Language
  • +377(44)-144-062

Hapet thirrja per aplikim per Modulin Study Module MultiPro 2018 ne Finlande

Postuar më: 13/09/2017

Finlanda është e njohur për cilësinë e lartë të Biznesit, Inferiermerisë, Shërbimeve sociale dhe
Mjedisit.
Universiteti i Shkencave të Aplikuara Savonia është një nga universitetet më të mëdha të shkencave
të aplikuara në Finlandë, që ndodhet në tri qytete në Savo Veriore: Iisalmi, Kuopio dhe Varkaus.
Kampusi Iisalmi është i njohur per cilësine e lartë në Savoni.
Universiteti i Savonia ofron studime në Shërbimet Sociale, Burimet Natyrore dhe në Infermieri.
Përkundër studimeve të specializuara profesionale, studentët mund të studiojnë një gamë të gjerë
kursesh të dobishme e të përshtatshme për të gjitha fushat e studimit. Ky modul është për studentët
e nivelit Bachelor.
Universiteti i Savonias na informon për modulin ndërkombëtar të studimit, të quajtur MultiPro
2018, i cili do të organizohet në kampusin Iisalmi nga 15 Janar deri më 14 Prill 2018. Ky është një
modul tre mujor, por është gjithashtu është e mundur të qendroni edhe gjashtë muaj për të
kombinuar studimet teorike me ato praktike.
Universiteti i Shkencave të Aplikuara Savonia ofron mësimdhënie me cilësi të lartë dhe mundesi për
të takuar nxënës të tjerë dhe njerëz nga pjesë të ndryshme të botës. Çdo student merr nga një "mik
të familjes", një person lokal ose një familje që të kalojë kohë të lirë me ta dhe të njoh kulturën
finlandeze dhe rajonin. Studentët ndërkombëtarë të mësimdhënies gjithashtu do të ndihmojnë
studentët e shkëmbimit që të përshtaten me mjedisin.
Mësimdhënia është pa pagesë, shpenzimet e akomodimit janë rreth 200-250 € në varësi të
madhësisë së dhomës, kurse dreka e shkollës kushton rreth 2,5 €.
Afati i fundit i aplikimit është 30 Shtator 2017. Studentët duhet të plotësojnë formularin e aplikimit
dhe dokumentet tjera të kërkuara ( http://portal.savonia.fi/amk/en/applying/student-
exchange/multipro/applying) dhe t'i dërgojnë ato në programin e mobilitetit Online
http://portal.savonia.fi/amk/en/applying/student-exchange/multipro/applying

Kthehu
Close