• Language
  • +377(44)-144-062
Conference

Hapet thirrja për aplikim të stafit akademik në “The XVI International Week” në Poloni

Postuar më: 05/02/2018

Hapet thirrja për Aplikim për stafin akademik (profesorët) e Kolegjit Universum, që në kuadër të Programit Erasmus + të jenë pjesë e organizimit “The XVI International Week” në Siedlce University of Natural Sciences and Humanities.

Kolegji Universum, hap thirrjen për aplikim pas ftesës zyrtare të bërë nga përfaqësues të këtij Universiteti, gjegjësisht, Fakulteti i Shkencave Ekonomike dhe Ligjore, në Siedlce, Poloni.

The XVI International Week është një ngjarje shkencore dhe didaktike, ku mësimdhënësit e huaj kanë mundësinë të shkëmbejnë përvojën dhe njohurinë e tyre gjatë konferencës dhe kanë mundësi të japin mësime 8-orëshe për studentët polakë.

Çdo mësues i huaj, i cili vendos të udhëheqë kursin nuk duhet të paguajë për qëndrimin e tij në Siedlce – organizatorët mbulojnë koston. Kostoja e vetme që duhet të mbulohet është kostoja e udhëtimit dhe kthimit në Siedlce.

Kjo konferencë organizohet çdo vit dhe ky edicion do të jetë i 16-ti dhe do mbahet nga 7-9 maj 2018. Këtë vit tema e konferencës është: ‘Fushat e Konkurrencës në Ekonominë Bashkëkohore’.

Konferenca do mbahet në gjuhën angleze dhe për të gjithë ligjëruesit e pjesëmarrësit e konferencës, do sigurohet një program shoqëror.

Ekziston gjithashtu një mundësi për të botuar një artikull shkencor në Gazetën e këtij Universiteti.

Ftojmë të gjithë të interesuarit te dërgojnë një CV në email adresën: erasmus@universum-ks.org

Afati i fundit për aplikim 10 MARS, ora 24:00. 

Për informata shtesë, ju lutem kontaktoni në: erasmus@universum-ks.org apo telefononi në +377 44 144 062.

Kthehu
Close