• Language
  • +377(44)-144-062
Hapet thirrja për Bursa Erasmus+ në Lituani

Hapet thirrja për Bursa Erasmus+ në Mykolas Romeris University të Lituanisë

Postuar më: 27/03/2018

Hapet thirrja për Bursa për studentët e Kolegjit Universum e nivelit Bachelor, në kuadër të Programit Erasmus+ Credit Mobility në Mykolas Romeris University në Lituani.

Ftojmë të gjithë studentët e nivelit Bachelor në programin/departamentet Biznes dhe Menaxhment dhe Gjuhë Angleze të aplikojnë për BURSA të shkëmbimit semestral në drejtimit e ‘Biznes’ dhe ‘English Philology’.

Llojet e shkëmbimit përfshijnë:

  • Shkëmbimin e studentëve për studime  semestrale;
  • Periudha e studimit (Semestri vjeshtor)
  • Kohëzagjatja e bursave: 1 semestër (5 muaj)

Çdo studentë përfiton:

-Kompensim mujor prej 750
-Shpenzimet e trasnportit vajtje-ardhje 275
-Bursa total 4025 

Mykolas Romeris University ofron edhe mundësinë e studimit si 0-grant studentë Erasmus+ 0-grant mbajtës është një student, i cili nuk merr bursë nga fondet e BE, por i sigurohen të gjitha të drejtat dhe detyrimet e tjera ndaj statusit të Erasmus+, që i bie se ai / ajo do të lirohet nga pagesa e shkollimit (që është për studentët e nivelit bachelor: 41 euro x 30 ECTS = 1230 euro, si dhe për studentët e nivelit master: 52 euro x 30 ECTS = 1560 euro) mirëpo shpenzimet e udhëtimit, të akomodimit, sigurimit, jetesës dhe ndonjë dhe ndonjë shpenzim tjetër duhet t’i mbulojë vet. (Vlerësohet se nevojiten rreth 350-400 euro / muaj për të jetuar në Lituani për qëllime studimi në MRU).

Kriteret dhe dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët:

  • Duhet te ketë të përfunduar të paktën një Semestër (5 provime të përfunduara) në Kolegjin Universum;
  • Nuk duhet të jetë studentë në vitin e fundit të studimeve;
  • Ankes Kontratën nga Zyra e Erasmus+ në Kolegjin Universum
  • Të ketë të përfunduara obligimet financiare ndaj Kolegjit Universum deri në Janar 2019
  • Testin (Certifikimin) e gjuhës Angleze-Anglia Examination;
  • Transkiptën e Notave në gjuhën Angleze;
  • Kopje të Pasaportës;
  • 1 Fotografi (madhësia e pasaportes/vizes);

Dokumentet që duhet të dorëzohen pas aprovimit të nominimit nga Institucioni dërgues (Kolegji Universum):

  • Të nënshkruaj Aneks Kontratën;
  • Kontratën Mësimore (Learning Agreement) per perzdhjen e lëndëve në Universitetin prites ne Lituani (LUAS);
  • Aplikacioni i nënshkruar;
  • Kërkesa per Akomodim;
  • Shpenzimet Administrative;
  • Aplikacioni per Detajet e Arritjes në Lituani

Afati i fundit për aplikim  20 Maj, ora 24:00!

Dokumentet e aplikimit dërgohet të skanuara me email në erasmus@universum-ks.org. Aplikimi për vizë studentore bëhet pas pranimit zyrtar nga Mykolas Romeris University në Lituani.

Përparësi në aplikim kanë studentët të cilët nuk janë përfitues të ndonjë burse nga Kolegji Universum dhe NUK janë studentë në ndonjë Institucion të Arsimit të lartë tjetër në Kosovë, studentët nga regjionet/kampuset që ka më pak studentë përfitues të bursave ndërkombëtare nga Kolegji Universum, studentë të cilët kanë kontribuar në aktivitetet e Kolegjit Universum.

Kthehu
Close