• Language
  • +377(44)-144-062
vilnius-72245602

Hapet thirrja për Bursa Erasmus + në Mykolas Romeris University në Lituani

Postuar më: 16/11/2017

Hapet thirrja për Bursa për studentët në Bachelor dhe Master, në kuadër të Programit Erasmus + Credit Mobility në Mykolas Romeris University në Lituani

Ftojmë të gjithë studentët e nivelit Bachelor dhe Master në programin/departamentet Biznes dhe Menaxhment, Gjuhe Angleze dhe MA  Menaxhment të aplikojnë për BURSA të shkëmbimit semestral.

Llojet e shkëmbimit përfshijnë:

  • Shkëmbimin e studentëve për studime  semestrale;
  •  Periudha e studimit fillon në Shkurt-  Qershor 2018
  • Kohëzagjatja e bursave: 1 semestër (5 muaj)

Periudha e shkëmbimit : semestri i III/V duke filluar nga Mars 2017

– Kompensimi mujor prej 750€

-Shpenzimet e trasnportit vajtje-ardhje 275€

– Bursa total 4025

Kriteret dhe dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët:

  • Duhet te ketë të përfunduar të paktën një Semestër (5 provime të përfunduara) në Kolegjin Universum
  • Nuk duhet të jetë studentë në vitin e fundit të studimeve
  • Të ketë të përfunduara obligimet financiare ndaj Kolegjit Universum deri në Korrik 2018
  • Testin (Certifikimin) e gjuhës Angleze-Anglia Examination
  • Transkiptën e Notave në gjuhën Angleze
  • Kopje të Pasaportës
  • 1 Fotografi (madhesia e pasaportes/vizes)

Dokumentet qe duhet te dorëzohen pas aprovimit të nominimit nga Institucioni dergues (Kolegji Universum)

  • Të nënshkruaj Aneks Kontratën;
  • Kontratën Mësimore (Learning Agreement) per perzdhjen e lëndëve në Universitetin prites ne Lituani (LUAS);
  • Aplikacioni i nenshkruar;
  • Kerkesa per Akomodim;
  • Shpenzimet Administrative;
  • Aplikacioni per Detajet e Arritjes në Lituani

 

Afati i fundit për aplikim  21 Nentore, ora 24:00!

Dokumentet e aplikimit dërgohet të skanuara me email në [email protected]. Aplikimi për vizë studentore bëhet pas pranimit zyrtar nga Mykolas Romeris University në Lituani

Përparësi në aplikim kanë studentët të cilet nuk janë përfitues të ndonje burse nga Kolegji Universum dhe NUK janë studente në ndonjë Institucion të Arsimit të lartë tjeter në Kosovë.

Kthehu
Close