• Language
  • +377(44)-144-062
The Philipps University of Marburg

Hapet Thirrja për BURSA Ndërkombëtare edhe në një universitet tjetër në Gjermani

Postuar më: 26/10/2018
Kolegji Universum hap thirrjen për aplikime për BURSA për shkëmbim studentor edhe në The Philipps University of Marburg, në Gjermani, në kuadër të programit Erasmus + Credit Mobility të Komisionit Europian.
Ftojmë të gjithë studentët e nivelit Bachelor dhe Master në programet Biznes dhe MenaxhmentGjuhë dhe Letërsi Angleze (+ me specializim në gjuhë Gjermane), dhe Shkenca Politike të aplikojnë. Të drejtë aplikimi kanë edhe studentët e drejtimit Shkenca Kompjuterike mirëpo për këtë drejtim njohja e mirë e gjuhës Gjermane (C1/C2) është e domosdoshme.
Informata mbi shkëmbimin:
• Shkëmbim i dy studentëve për studime semestrale
• Periudha e studimeve: Semestri pranveror (Prill–Korrik 2019)
• Kohëzagjatja e bursave: 1 Semestër (4 muaj)
• Kompensim mujor: 850 euro
• Shpenzimet e transportit vajtje – ardhje: 275 euro
Kriteret dhe dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët:
• Përfundimi i të paktën një semestri akademik (5 provime të përfunduara) në Kolegjin Universum
• Puna vullnetare në Universum
• Pjesëmarrja aktive në organizimet e ndryshme të Kolegjit Universum
• Nota mesatare mbi 8.5
• Testi (Certifikimi) i gjuhës Angleze – Anglia Examination, niveli B2
• Transkipta e notave në gjuhën Angleze
• Kopje e pasaportës
• 1 fotografi të formatit të pasaportës (300pix; size – 3*4 cm; file – .jpg)
• CV në gjuhën angleze
• Letër Motivimi në gjuhën Angleze
• Nënshkrimi i Aneks Kontratës (pas pranimit nga Universiteti pritës)
• Kontrata Mësimore (Learning Agreement, nënshkruhet pas përzgjedhjes së lëndëve në Universitetin pritës)
• Intervista
Afati i fundit për aplikim është 5 Dhjetor 2018, ora 24:00! Dokumentet e aplikimit duhet të dërgohen të skanuara në email-in: erasmus@universum-ks.org
Vetëm studentët që kalojnë në listën e ngushtë do të ftohen për intervistë nga komisioni. Përparësi në aplikim kanë studentët të cilët nuk janë përfitues të ndonjë burse paraprake nga Kolegji Universum.
Për më shumë informata, kontaktoni Zyrën Ndërkombëtare në Universum.
Kthehu
Close