• Language
  • +377(44)-144-062
BURSA Ndërkombëtare në Itali për studentët në Bachelor dhe Master

Hapet Thirrja për BURSA Ndërkombëtare në Itali për studentët në Bachelor dhe Master

Postuar më: 25/10/2018
Kolegji Universum hap thirrjen për aplikime për bursa për shkëmbim studentor në University of Foggia, në Itali, në kuadër të programit Erasmus + Credit Mobility të Komisionit Europian.
Ftojmë të gjithë studentët e nivelit Bachelor dhe Master në programet/departamentet Biznes dhe Menaxhment, Shkenca Politike, Gjuhë dhe Letërsi Angleze (+ me specializim në gjuhë Gjermane) të aplikojnë.
Informata mbi shkëmbimin:
• Shkëmbim i tre studentëve për studime semestrale
• Periudha e studimeve: Semestri pranveror (Shkurt–Korrik 2019)
• Kohëzagjatja e bursave: 1 Semestër
• Kompensim mujor: 800 euro
• Shpenzimet e transportit vajtje – ardhje: 275 euro
Kriteret dhe dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët:
• Përfundimi i të paktën një semestri (5 provime të përfunduara) në Kolegjin Universum
• Puna vullnetare në Universum
• Pjesëmarrja aktive në organizimet e ndryshme të Kolegjit Universum
• Nota mesatare të paktën 7.5
• Testi (Certifikimi) i gjuhës Angleze – Anglia Examination, niveli B1
• Transkipta e notave në gjuhën Angleze
• Kopje e pasaportës
• 1 fotografi të formatit të pasaportës (300pix; size – 3*4 cm; file – .jpg)
• CV në gjuhën angleze
• Letër Motivimi në gjuhën Angleze
• Nënshkrimi i Aneks Kontratës (pas pranimit nga Universiteti pritës)
• Kontrata Mësimore (Learning Agreement, nënshkruhet pas përzgjedhjes së lëndëve në Universitetin pritës)
• Intervista
Afati i fundit për aplikim është 20 Nëntor 2018, ora 24:00! Dokumentet e aplikimit duhet të dërgohen të skanuara në email-in: erasmus@universum-ks.org.
Vetëm studentët që kalojnë në listën e ngushtë do të ftohen për intervistë nga komisioni. Përparësi në aplikim kanë studentët të cilët nuk janë përfitues të ndonjë burse paraprake nga Kolegji Universum.
Për më shumë informata, kontaktoni Zyrën Ndërkombëtare në Universum.
Kthehu
Close