• Language
  • +377(44)-144-062
bursa kolegji universum

Hapet thirrja për BURSA për Shkëmbim Semestral në Gjermani

Postuar më: 22/05/2017

Hapet thirrja për Bursa për studentët në Bachelor dhe Master, në kuadër të Programit Erasmus + Credit Mobility në Ludwigshafen University of Applied Science  on the Rhine në Gjermani.

Ftojmë të gjithë studentët e nivelit Bachelor dhe Master në programin/departamentet Biznes dhe Menaxhment dhe MA  Menaxhment të aplikojnë për BURSA të shkëmbimit semestral.

Llojet e shkëmbimit përfshijnë:

  • Shkëmbimin e studentëve për studime  semestrale;
  •  Periudha e studimit fillon në Shtator 2017
  • Kohëzagjatja e bursave: 1 semestër (4.5 muaj)

Periudha e shkëmbimit : semestri i III/V duke filluar nga Shtator 2017

– Kompensimi mujor prej 800€

-Shpenzimet e trasnportit vajtje-ardhje 275€

Shume totale e BURSËS  që studentët do të përfitojn do të jetë  3,875€

Kriteret dhe dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët:

  • Duhet te ketë të përfunduar të paktën një Semestër (5 provime të përfunduara) në Kolegjin Universum
  • Të ketë të përfunduara obligimet financiare ndaj Kolegjit Universum deri në Dhjetor 2017
  • Testin (Certifikimin) e gjuhës Angleze-Anglia Examination
  • Transkiptën e Notave në gjuhën Angleze
  • Kopje të Pasaportës
  • 1 Fotografi (madhesia e pasaportes/vizes)

Dokumentet qe duhet te dorëzohen pas aprovimit të nominimit nga Institucioni dergues (Kolegji Universum)

  • Të nënshkruaj Aneks Kontratën
  • Kontratën Mësimore (Learning Agreement) per perzdhjen e lëndëve në Institucionin Prites (LUAS)
  • Aplikacioni i nenshkruar
  • Kerkesa per Akomodim
  • Shpenzimet Administrative
  • Aplikacioni per Detajet e Arrijtjes në Gjermani

 

Afati i fundit për aplikim  20 Qershor, ora 24:00!

Dokumentet e aplikimit dërgohet të skanuara me email në [email protected] . Aplikimi për vizë studentore bëhet pas pranimit zyrtar nga Ludwigshafen University of Applied Science on the Rhine në Gjermani.

Përparësi në aplikim kanë studentët të cilet nuk janë përfitues të ndonje burse nga Kolegji Universum.

Kthehu
Close