• Language
  • +377(44)-144-062
Thirrje për bursa për studentët në Bachelor dhe Master

Kolegji Universum hap thirrjen për bursat ndërkombëtare në Gjermani për studentët në Bachelor dhe Master

Postuar më: 18/10/2018

Kolegji Universum hap thirrjen për aplikime për bursa për shkëmbim studentor në Ludwigshafen University of Applied Sciences, në Gjermani, në kuadër të programit Erasmus + Credit Mobility të Komisionit Europian.

Ftojmë të gjithë studentët e nivelit Bachelor dhe Master në programin/departamentin Biznes dhe Menaxhment të aplikojnë.

Informata mbi shkëmbimin:
 Shkëmbim i tre studentëve për studime semestrale
 Periudha e studimeve: Semestri pranveror (Mars–Korrik 2019)
 Kohëzagjatja e bursave: 1 Semestër (4.5 muaj)
 Kompensim mujor: 850 euro
 Shpenzimet e transportit vajtje – ardhje: 275 euro

Kriteret dhe dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët:
 Përfundimi i të paktën një vit akademik (10 provime të përfunduara) në Kolegjin Universum
 Puna vullnetare në Universum
 Pjesëmarrja aktive në organizimet e ndryshme të Kolegjit Universum
 Nota mesatare mbi 7.5
 Testi (Certifikimi) i gjuhës Angleze – Anglia Examination, niveli B2
 Transkipta e notave në gjuhën Angleze
 Kopje e pasaportës
 1 fotografi të formatit të pasaportës (300pix; size – 3*4 cm; file – .jpg)
 CV në gjuhën angleze
 Letër Motivimi në gjuhën Angleze
 Nënshkrimi i Aneks Kontratës (pas pranimit nga Universiteti pritës)
 Kontrata Mësimore (Learning Agreement, nënshkruhet pas përzgjedhjes së lëndëve në Universitetin pritës)
 Intervista

Afati i fundit për aplikim është 20 Nëntor 2018, ora 24:00!

Dokumentet e aplikimit duhet të dërgohen të skanuara në email-in: erasmus@universum-ks.org.

Vetëm studentët që kalojnë në listën e ngushtë do të ftohen për intervistë nga komisioni. Përparësi në aplikim kanë studentët të cilët nuk janë përfitues të ndonjë burse paraprake nga Kolegji Universum.

Kthehu
Close