• Language
  • +377(44)-144-062
bursa metu

Hapet Thirrja për Bursa Semestrale në Middle East Technical University

Postuar më: 24/05/2017

Hapet thirrja për Bursa për studentët në Bachelor dhe Master, në kuadër të Programit Erasmus + Credit Mobility në Middle East Technical University

Kolegji Universum hap thirrjen për aplikime për bursa për të realizuar shkëmbimin studentor në Middle East Technical University, Turqi në kuadër të programit Erasmus+ Credit Mobility të Komisionit Europian.

Ftojmë të gjithë studentët e nivelit Bachelor dhe Master në programet/departamentet Biznes dhe Menaxhment, Shkenca Politike, Gjuhë Angleze dhe Shkenca Kompjuterike të aplikojnë.

Llojet e shkëmbimit përfshijnë:

  • Shkëmbimin e studentëve për studime  semestrale;
  •  Periudha e studimit fillon në Shtator 2017
  • Kohëzagjatja e bursave: 1 semestër (4.5 deri 5 muaj)

Periudha e shkëmbimit : semestri i dytë duke filluar nga Shtator 2017

– Kompensimi mujor prej 800 euro

-Shpenzimet e trasnportit vajtje-ardhje 275 euro

 

Kriteret dhe dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët:

  • Duhet te ketë të përfunduar të paktën një Semestër (6 provime të përfunduara) në Kolegjin Universum
  • Testin (Certifikimin) e gjuhës Angleze-Anglia Examination;
  • Transkiptën e Notave në gjuhën Angleze;
  • Kopjen e Pasaportes

Dokumentet qe duhet te dorëzohen pas aprovimit të nominimit nga Institucioni dergues (Kolegji Universum)

  • Të nënshkruaj Aneks Kontratën;
  • Të paguaj tarifen e shkollimit në Institucionin dërgues deri më Dhjetor 2017ë
  • Kontratën Mësimore (Learning Agreement) per perzgjedhjen e lëndëve në Institucionin Prites (METU)
  • Aplikacioni i nenshkruar;
  • Check liste form;
  • Shpenzimet Administrative;

Sqarim: Projekti për promovim të Kolegjit Universum, duhet të filloj menjëherë. Projekti do të vlerësohet në bazë të përmbajtjes, shikimeve, shpërndarjeve dhe aktivitetit. (Shembulli nga Akademia e Karrieres 2016). Udhëzimet do të sqarohen në Ditën Informuese për Bursat Ndërkombëtare.

 

Afati i fundit për aplikim  10 Qershor, ora 24:00!

Dokumentet e aplikimit dërgohet të skanuara me email në [email protected] .

Përparësi në aplikim kanë studentët të cilet nuk janë përfitues të ndonje burse nga Kolegji Universum. Per informata shtese, shkruani email ne [email protected]

Kthehu
Close