• Language
  • +377(44)-144-062
Bursa Kolegji Universum

Hapet Thirrja për Bursa Semestrale në Middle East Technical University

Postuar më: 19/09/2017

Hapet thirrja për Bursa për studentët në Bachelor dhe Master, në kuadër të Programit Erasmus + Credit Mobility në Middle East Technical University

Kolegji Universum hap thirrjen për aplikime për bursa për të realizuar shkëmbimin studentor në Middle East Technical University, Turqi në kuadër të programit Erasmus+ Credit Mobility të Komisionit Europian.

Ftojmë të gjithë studentët e nivelit Bachelor dhe Master në programet e studimit:

  • Biznes dhe Menaxhment
  • Shkenca Politike
  • Gjuhe Angleze
  • Shkenca Kompjuterike

Llojet e shkëmbimit përfshijnë:

  • Shkëmbimin e studentëve për studime  semestrale;
  •  Periudha e studimit fillon në Shkurt 2018
  • Kohëzagjatja e bursave: 1 semestër (4.5 deri 5 muaj)

Bursa përfshijnë

  • Kompensimi mujor prej 800 euro
  • Shpenzimet e trasnportit vajtje-ardhje 275 euro
  • Studentët janë të liruar nga pagesat në Universitetin pritës
  • Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe / ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Kolegjin Universum.

 

Kriteret dhe dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët:

  • Duhet te jetë student i rregullt në Kolegjin Universum
  • Testin (Certifikimin) e gjuhës Angleze-Anglia Examination;
  • Transkiptën e Notave në gjuhën Angleze;
  • Kopjen e Pasaportes
  • Intervista me Komision e Kolegjit Universum (vetem studentët në listën e ngushtë)

Afati i fundit për aplikim  20 TETOR, ora 24:00. 

Dokumentet e aplikimit dërgohet të skanuara me email në [email protected] .

Përparësi në aplikim kanë studentët të cilet nuk janë përfitues të ndonje burse nga Kolegji Universum. Per informata shtese, shkruani email ne [email protected]

Kthehu
Close