• Language
  • +377(44)-144-062
bursa metu

Hapet Thirrja për Bursa Semestrale në Middle East Technical University

Postuar më: 17/11/2016

Hapet thirrja për Bursa për studentët në Bachelor dhe Master, në kuadër të Programit Erasmus + Credit Mobility në Middle East Technical University

Kolegji Universum hap thirrjen për aplikime për bursa për të realizuar shkëmbimin studentor në Middle East Technical University, Turqi në kuadër të programit Erasmus+ Credit Mobility të Komisionit Europian.

Ftojmë të gjithë studentët e nivelit Bachelor dhe Master në programet/departamentet Biznes dhe Menaxhment, Shkenca Politike, Gjuhë Angleze dhe Shkenca Kompjuterike të aplikojnë.

Llojet e shkëmbimit përfshijnë:

  • Shkëmbimin e studentëve për studime  semestrale;
  •  Periudha e studimit fillon në Shkurt 2017
  • Kohëzagjatja e bursave: 1 semestër (4.5 deri 5 muaj)

Periudha e shkëmbimit : semestri i dytë duke filluar nga Shkurt 2017

– Kompensimi mujor prej 800 euro

-Shpenzimet e trasnportit vajtje-ardhje 275 euro

 

Kriteret dhe dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët:

  • Duhet te ketë të përfunduar të paktën një Semestër (6 provime të përfunduara) në Kolegjin Universum
  • Noten mesatare mbi 8.5
  • Të ketë të përfunduara obligimet financiare ndaj Kolegjit Universum deri në Qershor 2017
  • Testin (Certifikimin) e gjuhës Angleze-Anglia Examination
  • Letër Motivimi në gjuhën angleze
  • Transkiptën e Notave në gjuhën Angleze
  • * Projekt për Kolegjin Universum në rrjetet sociale (video, Infographikë)
  • Kopje të Pasaportës
  • CV në gjuhën angleze
  • Të paguaj tarifën 100euro për shpenzime administrative
  • Të nënshkruaj Aneks Kontratën
  • Kontratën Mësimore (Learning Agreement)
  • Intervista

Sqarim: Projekti për promovim të Kolegjit Universum, duhet të filloj menjëherë. Projekti do të vlerësohet në bazë të përmbajtjes, shikimeve, shpërndarjeve dhe aktivitetit. (Shembulli nga Akademia e Karrieres 2016). Udhëzimet do të sqarohen në Ditën Informuese për Bursat Ndërkombëtare.

 

Ditët Informuese:

21 Nëntor, E Hënë, ora 15:00-Kampusi Prishtinë
22 Nentor, E Martë, ora 15:00-Kampusi Gjakovë
23 Nentor, E Mërkurë, ora 15:00-Kampusi Ferizaj

 

Afati i fundit për aplikim  10 Dhjetor, ora 24:00!

Dokumentet e aplikimit dërgohet të skanuara me email në [email protected] .

Vetëm studentët që kalojn në listën e ngushtë do të ftohen për Intervistë nga komisioni.  Përparësi në aplikim kanë studentët të cilet nuk janë përfitues të ndonje burse nga Kolegji Universum.

Kthehu
Close