• Language
  • +377(44)-144-062
bursa kolegji universum

Hapet thirrja për Bursa të Programit Erasmus + në Ludwigshafen University of Applied Science në Gjermani.

Postuar më: 13/11/2017

Hapet thirrja për Bursa për studentët në Bachelor dhe Master, në kuadër të Programit Erasmus + Credit Mobility në Ludwigshafen University of Applied Science   në Gjermani.

Ftojmë të gjithë studentët e nivelit Bachelor dhe Master në programin/departamentet Biznes dhe Menaxhment dhe MA  Menaxhment të aplikojnë për BURSA të shkëmbimit semestral.

Llojet e shkëmbimit përfshijnë:

  • Shkëmbimin e studentëve për studime  semestrale;
  •  Periudha e studimit fillon në 1 Mars- 15 Korrik 2018
  • Kohëzagjatja e bursave: 1 semestër (4.5 muaj)

Periudha e shkëmbimit : semestri i III/V duke filluar nga Mars 2017

– Kompensimi mujor prej 800€

-Shpenzimet e trasnportit vajtje-ardhje 275€

Kriteret dhe dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët:

  • Duhet te ketë të përfunduar të paktën një Semestër (5 provime të përfunduara) në Kolegjin Universum
  • Nuk duhet të jetë studentë në vitin e fundit të studimeve
  • Të ketë të përfunduara obligimet financiare ndaj Kolegjit Universum deri në Korrik 2018
  • Testin (Certifikimin) e gjuhës Angleze-Anglia Examination
  • Transkiptën e Notave në gjuhën Angleze
  • Kopje të Pasaportës
  • 1 Fotografi (madhesia e pasaportes/vizes)

Dokumentet qe duhet te dorëzohen pas aprovimit të nominimit nga Institucioni dergues (Kolegji Universum)

  • Të nënshkruaj Aneks Kontratën;
  • Kontratën Mësimore (Learning Agreement) per perzdhjen e lëndëve në Universitetin prites ne Gjermani (LUAS);
  • Aplikacioni i nenshkruar;
  • Kerkesa per Akomodim;
  • Shpenzimet Administrative;
  • Aplikacioni per Detajet e Arrijtjes në Gjermani;

 

Afati i fundit për aplikim  22 Nentore, ora 24:00!

Dokumentet e aplikimit dërgohet të skanuara me email në [email protected]. Aplikimi për vizë studentore bëhet pas pranimit zyrtar nga Ludwigshafen University of Applied Science në Gjermani.

Përparësi në aplikim kanë studentët të cilet nuk janë përfitues të ndonje burse nga Kolegji Universum dhe NUK janë studente në ndonjë Institucion të Arsimit të lartë tjeter në Kosovë.

Kthehu
Close