• Language
  • +377(44)-144-062
24296666_10156020598027244_5836979126927631415_n

Hapet thirrja për Bursa të Programit Erasmus + në Republikën e Cekisë Masaryk University.

Postuar më: 06/12/2017

Hapet thirrja për Bursa për studentët në Bachelor dhe Master, në kuadër të Programit Erasmus + Credit Mobility në Republikën e Cekisë Masaryk University.

Ftojmë të gjithë studentët e nivelit Bachelor dhe Master e të gjitha programeve/departamenteve të aplikojnë për BURSA të shkëmbimit semestral.

Llojet e shkëmbimit përfshijnë:

  • Shkëmbimin e studentëve për studime semestrale;
  • Kohëzagjatja e bursave: 1 semestër (4.5 muaj)

Periudha e shkëmbimit : semestri  vjeshtor duke filluar nga Shtator 2018

  • Kompensimi mujor prej 800€
  • Shpenzimet e transportit vajtje-ardhje 275€

Kriteret dhe dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët:

  • Nuk duhet të jeni studentë në vitin e fundit të studimeve
  • Duhet te keni të përfunduar të paktën një Semestër (5 provime të përfunduara)
  • Letër motivuese
  • CV
  • Testin (Certifikimin) e gjuhës Angleze nga Anglia Examination
  • Transkipta e Notave në Gjuhën Angleze
  • Kopje të Pasaportës
  • 1 Fotografi (madhesia e pasaportes/vizes)

Dokumentet që duhet te dorëzohen pas aprovimit të nominimit nga Institucioni dergues (Kolegji Universum)

  • Të nënshkruaj Aneks Kontratën;
  • Kontratën Mësimore (Learning Agreement) per perzgjedhjen e lëndëve në Universitetin prites (LUAS);
  • Aplikacioni i nenshkruar;
  • Kerkesa per Akomodim;
  • Shpenzimet Administrative;
  • Aplikacioni per Detajet e Arritjes në Republiken Ceke;

 

Afati i fundit për aplikim 28 Janar, ora 24:00!

Dokumentet e aplikimit dërgohet të skanuara me email në [email protected]. Aplikimi për vizë studentore bëhet pas pranimit zyrtar nga Masaryk University në Republikën e Cekisë. Përparësi në aplikim kanë studentët të cilet nuk janë përfitues të ndonje bursë nga Kolegji Universum dhe NUK janë studente në ndonjë Institucion të Arsimit të lartë tjeter në Kosovë.

 

Kthehu
Close