• Language
  • +377(44)-144-062
bursa kolegji universum

Hapet Thirrja për Shkëmbim Semestral në Istanbul të Turqisë

Postuar më: 26/04/2017

Hapet thirrja për shkëmbim semestral për studentët në Bachelor dhe Master, në kuadër të Programit Erasmus + Credit Mobility në Kadir Has University në Istanbul të Turqisë.

Kolegji Universum hap thirrjen për aplikime për bursa studimi  për të realizuar shkëmbimin studentor në Kadir Has University në Istanbul të Turqisë,  në kuadër të programit Erasmus+ Credit Mobility të Komisionit Europian.

Ftojmë të gjithë studentët e nivelit Bachelor dhe Master në programet/departamentet Biznes dhe Menaxhment, Shkenca Politike, Gjuhë Angleze dhe Shkenca Kompjuterike të aplikojnë.

 

Llojet e shkëmbimit përfshijnë:

  • Shkëmbimin e studentëve për studime  semestrale;
  •  Periudha e studimit fillon në Shtator-Dhjetor 2017;
  • Kohëzagjatja e studimit: 1 Semestër (4.5 deri 5 muaj)

 

Periudha e shkëmbimit : Semestri i Vjeshtë duke filluar nga Shtator 2017

  •  Bursa e shkëmbimit përfshin 7,000euro për pagesën e semestrit
  • Shpenzimet e trasnportit vajtje-ardhje, jetesës, dhe shpenzimet tjera duhet të mbulon nga aplikuesi.

 

Kriteret dhe dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët:

  • Duhet te ketë të përfunduar të paktën një Semestër (6 provime të përfunduara) në Kolegjin Universum
  • Testin (Certifikimin) e gjuhës Angleze-Anglia Examination
  • Transkiptën e Notave në gjuhën Angleze
  • Kopje të Pasaportës
  • 1 fotografi te formatit  te pasaportes (300pix; size – 3*4 cm; file – .jpg)
  • Leter Motivimi ne Gjuhen Angleze
  • Letër rekomandimi/reference

 

Aplikimi bëhet direkt në sistem online të Kadir Has University  http://saperpprdci.khas.edu.tr:8000/sap/bc/webdynpro/sap/zher_create_account?sap-language=EN#

Për detaje rreth aplikimi, lexoni Udhëzuesin SPARKS Application Guide  

 

Afati i fundit për aplikim 15Maj, ora 24:00 (orë lokale). Për informata shtesë, kontaktoni Zyrën e Erasmus në Kolegjin Universum përmes emailës [email protected]

Kthehu
Close