• Language
  • +377(44)-144-062
Kolegji Universum

Hapet thirrja për Shkëmbim Semestral në Riga të Latvisë

Postuar më: 13/09/2017

Kolegji Universum hap thirrjen për aplikime  për të realizuar shkëmbimin studentor në Turiba University në Riga të Latvisë.

Ftojmë të gjithë studentët e nivelit Bachelor dhe Master në programet/departamentet Biznes dhe Menaxhment (Bachelor) dhe Master (Menaxhment),  të aplikojnë.

Llojet e shkëmbimit përfshijnë:

  • Shkëmbimin e studentëve për studime  semestrale;
  •  Periudha e studimit fillon në Janar -Maj 2018
  • Studentët përfitojnë bursë për tarifën e shkollimit (1,500euro).

 

Kriteret dhe dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët:

  • Duhet te ketë të përfunduar të paktën një Semestër (5 provime të përfunduara për Bachelor dhe 3 për studentët Master) në Kolegjin Universum;
  • Certifikimin e gjuhës Angleze-Anglia Examination;
  • Transkiptën e Notave në gjuhën Angleze;
  • Kopje të Pasaportës e skenuar (jo foto);
  • 1 fotografi te formatit  te pasaportes (300pix; size – 3*4 cm; file – .jpg)
  • Kontratën Mësimore (Learning Agreement, nënshkruhet pas përzgjedhjes së lëndëve në Universitetin pritës)

Afati i fundit për aplikim, 25 Nëntor, ora 24 00

Dokumentet e aplikimit dërgohet të skanuara me email në [email protected] .

Për të informuar për lëndët, akomodimin, ju lutem shikoni website të Turiba University në vegëzën International Students.

Kthehu
Close