• Language
  • +377(44)-144-062

ISEPS

 

Instituti për Studime Ekonomike Politike dhe Sociale – ISEPS

Në kuadër të Kolegjit Universum është themeluar Institutit për Studime Ekonomike Politike dhe Sociale me qëllim që të mbështet Kolegjin Universum në arritjen e objektivave në fushën e kerkimeve shkencore.

“Instituti për Studime Ekonomike, Politike dhe Sociale,   eshtë themeluar në pajtim me Ligjin Nr. 03/L-134, për Lirinë e asocimit në organizatat jo qeveritare në Republikën e Kosovës me 20.06.2012.

ISEPS është themeluar me qëllim të:

  • -ngritjes së aktivitetit shkencor në fushën ekonomike dhe sociale;
  • -dhënien e ndihmes për ngritjen e potencialit arsimor të Kosovës;
  • -bartjen e projekteve shkencore në fushat e përcaktuara;
  • -avokimin për një ambient akademik më kredibil;
  • -pjesëmarrjen në proceset e vendimarrjes në fushën e politikave arsimore;

Për t’i përmbushur qëllimet e saj, organizata do të ndërmarrë këto aktivitete të poshtëshënuara:

  • organizojë trajnime, workshope, konferenca e ngjarje të ndryshme me pjesëmarrës të ndryshëm;
  • dhënien e ndihmes ministrive dhe institucioneve të caktuara për të ngritur kualitetin e politikave arsimore në vend;
  • inicimin dhe bartjen e projekteve kërkimore ne fushën e ekonomisë dhe shkencave tjera shoqërore;
  • bashkëpunimin ndërkombëtar me organizata të ndryshme me qëllim të ngritjes dhe arritjes së objektivave arsimore dhe shkencore të Kosovës.

Deri me tani ISEPS ka realizuar disa projekteve:

1. Produktet vendore: Qellimet e projektit jane: njohja me produktet vendore, sa eshte konsumimi i produkteve vendore ne krahasim me ato te importuara, cilat qytete konsumojne me shume produkte vendore, etj. Hulumtimi eshte bere nga studentet e Kolegjit Universum ne terren dhe instrumenti kryesor per mbledhjen e te dhenave paresore ka qene pyetesori dhe analizavimi i te dhenave statistikore eshte bere permes softverit statistikor SPSS.

 

2. Barometri i punesimit: Qellimet e hulumtimit jane: te anaizohet tregu i punes, shkathesite qe kerkohen ne tregun e punes, numri i te punesuareve ne institucione private/publike, numri i te punesuareve ne pozita udheheqese sipas gjinise, etj. Hulumtimi eshte bere nga studentet e Kolegjit Universum ne terren dhe instrumenti kryesor per mbledhjen e te dhenave paresore ka qene pyetesori dhe analizavimi i te dhenave statistikore eshte bere permes softverit statistikor SPSS.

 

3. Eficenca e energjise ne Kosove (produktet e amviserise): Qëllimet e këtij hulumtimi jane që të mësohet më shumë rreth asaj se sa janë njerëzit të informuar me atë se ç’është efiçienca, të kuptohet sa hargjohet rrymë gjatë sezonave verë-dimër, poashtu se sa janë të anketuarit të pajtimit me çmimet e energjisë elektrike. Hulumtimi eshte bere nga studentet e Kolegjit Universum ne terren dhe instrumenti kryesor per mbledhjen e te dhenave paresore ka qene pyetesori dhe analizavimi i te dhenave statistikore eshte bere permes softverit statistikor SPSS.

4. Hulumtimi i vendeve të lira të punës

Në kuadër të angazhimit për matjen e trendeve, dinamikës dhe strukturës së tregut të punësimit në Kosovë, Zyra e Karrierës ne Kolegji Universum, ka hulumtuar 4494 vende të lira të punës, me qëllim të ofrojë informata relevante rreth ofertës për punësim në Kosovë dhe në të njëjtën kohë të identifikojë sektorët që ofrojnë më së shumti punë, dhe aftësitë të cilat punëdhënësit kërkojnë tek kandidatët potencial.

5. Kosovo Basic e-Participation Platform – KbeP.

ISEPS  është kontraktuar nga INDEP për të zhvilluar materiale për trajnim të 5 moduleve a) cikli i politikave në Kosove b) Shkathesi te avokimit C) rrjetizimi d) Komunikim D) si te perdoret ICT

Close