• Language
  • +377(44)-144-062

Kërkimi Shkencor

Kërkimi Shkencor

Departamenti për Kërkime Shkencore është shtylla më qendrore e vizionit ndërkombëtar të Kolegjit Universitar Universum. Ky departament është risi në tregun e arsimit të lartë në Kosovë, pasi që i dedikohet kërkimit shkencor dhe publikimit të tij në shtëpitë botuese ndërkombëtare.

Departamenti për Kërkime Shkencore bën studime në katër fusha:

  1. Menaxhimi i biznesit në Evropën Juglindore,
  2. Financimi publik në shtetet në tranzicion me vështrim në shtetet e Ballkanit Perëndimor,
  3. Administrimi i biznesit në ekonomitë tranzicionale, dhe
  4. Administrimi publik në procesin e integrimit evropian në Kosovë.

Publikimet periodike:

  1. Barometrin e Punësimit – një periodikal që mat trendet dhe dinamikat e lëvizjeve në tregun e punës në Kosovë,
  2. Business Outlook – një periodikal që mat lëvizjet dhe dinamikat në percepcionin e bizneseve në Kosovë.

Gjithashtu ne botojmë periodikalin e konferencës ndërkombëtare kërkimore që organizon Kolegji Universum çdo vit në të cilin prezantohen kërkimet shkencore të studentëve të doktoraturës nga universitetet nga Evropa perëndimore dhe Amerika.

Përvec publikimeve periodike, Departamenti i Kërkimit Shkencor boton edhe publikime tjera në formë të Working paper series si dhe mbështet stafin e Universitetit të botojë në revista shkencore ndërkombëtare.

Departamenti i Kërkimit Shkencorë  në Universum ka hartuar Strategjinë e Kërkimit Shkencorë  2009-1014. Strategjia e Kërkimit Shkencorë përcakton hapat strategjik të aktivitetit të kërkimit/hulumtimit shkencorë, qëllimet e gjetjeve të hulumtimit, si dhe internacionalizimin  e punës kërkimore dhe hulumtuese.

Në pika të shkurtra rreth asaj se çfarë përmban Strategjia e Kërkimit Shkencorë të Universum:

Ne synojmë të publikojmë punime shkencore të kualitetit të lartë që zhvillohen nga stafi ynë akademik dhe kërkuesit shkencore te jashtëm. Puna  kërkimore duhet të jetë e publikueshme ndërkombëtarisht, pra nëpërmjet publikimit në revista shkencore të nivelit botëror. Në këtë linjë, ne kemi zgjedhur një numër të recensentëve shkencorë (bazuar në parimin ‘double-blinded peer-reviewer’), të cilët do të kontrollojnë kualitetin e punimeve shkencore të publikuara nga Universum. Në periudhën kohore prej tre muajsh, ne kemi realizuar pjesën e parë të strategjisë së kërkimit shkencore, e cila ka përfshirë hartimin dhe miratimin e një numri të politikave të hulumtimit/kërkimit shkencorë, të cilat definojnë standardet e kualitetit dhe procedurat e editimit/recensimit.

Në këtë fokus, politikat e Departamentit të Kërkimit Shkencorë janë dizajnuar që të arrijnë standardet e politikave kërkimore të universiteteve perëndimore. Në tre muajt ardhshëm, Universum do të vendos nivele bashkëpunimi me një numër të qendrave kërkimore të ekselencës në Evropën Perëndimore.

Ne kemi qëllim të publikojmë vetëm pune shkencore të publikueshme dhe të pranueshme ndërkombëtarisht. Për të arritur këtë qëllim, ne kemi marr përsipër detyrimin që të lidhim Universumin me bashkëpunëtorë të jashtëm, të cilët veprojnë ne pozitën e ligjëruesve dhe kërkuesve shkencorë në institucione akademike te njohura. Më pastaj, ne tentojmë që të lancojmë Revistën Shkencore ‘Journal of Balkans Economic Policy Research’, ku bordi editorial do të përbëhet nga kërkues shkencore të njohur nga Evropa perëndimore dhe ShBA.
Ne kemi përcaktuar fushat e interesit kërkimor, ku Universum ka ndërtuar dhe do të ndërtoj ekspertize njëjtë si në edukim poashtu edhe në kërkim shkencor. Ne ketë linjë, ne kemi përcaktuar qëllimet e  kërkimit shkencorë  që Universumi tenton ti arrij në periudhën prej 2009-2014.

Close