• Language
  • +377(44)-144-062

Projektet Hulumtuese

Projektet Hulumtuese

Projektet Hulumtuese

Kolegji Universum ka realizuar disa projekte hulumtuese siq janë:

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) në bashkëpunim me Kolegjin Universum (Universum) kanë kryer një studim në terren në prag të zgjedhjeve kombëtare të vitit 2014. Qellimi i ketij studimi ishte te percaktoje sasine e votuesve kosovar lidhur me motivimin dhe preferencat e tyre te votimit.
Ky sondazhi, analizon motivimin e votuesve në Kosovë për politikat publike, pa cenuar preferencat e partisë se tyre.

Titulli i Dokumentit Data e publikimit
INDEP_Public Policy Report

Në kuadër të angazhimit për matjen e trendeve, dinamikës dhe strukturës së tregut të punësimit në Kosovë, Zyra e Karrierës ne Kolegji Universum, ka hulumtuar 4494 vende të lira të punës, me qëllim të ofrojë informata relevante rreth ofertës për punësim në Kosovë dhe në të njëjtën kohë të identifikojë sektorët që ofrojnë më së shumti punë, dhe aftësitë të cilat punëdhënësit kërkojnë tek kandidatët potencial.

Titulli i ProjektitViti i Botimit
Hulumtim Vendet e lira te punes2013

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) dhe Universum College (Universum) ka kryer anketat në terren në mënyrë që të përcaktoj sasinë e motivimit te qytetarëve pas preferencave te tyre të votimit. Pyetja që ne kemi bere perfshine modalitetet për çështjet e politikës politike dhe publike të diskutuara në zgjedhje, duke përfshirë çështjet që i bejne preferencat e partive politike në votues. Ky raport fokusohet në kuantifikimit të përgjigjeve të anketuarve lidhur me aspektet politike dhe të brendshme të partive politike, dhe se si ajo ndikon në vendimmarrjen e zgjedhësit në lidhje me zgjedhjet.

Titulli i DokumentitData e publikimit
INDEP_Politics and ElectionsJune 2014

Projekti ka per qellim te  tregojë zgjedhjet e ideologjive politike, partitë politike të grupit përkatës në lidhje me konceptimin e zgjidhjes për problemet sociale të shoqërisë. Çdo zgjedhje politike dhe ideologjike nënkupton ideologji të ndryshme politike, sistemet politike dhe zhvillimet e ndryshme politike me të cilat partitë politike ekzistuese dhe të ardhshme duhet të jenë të shqetësuar.

Observations on Kosovo Youth29 Korrik 2010

Business Outlook është projekt hulumtues 10-të vjeçare, i cili ka për qëllim,  mbi baza vjetore, të masë trendet dhe lëvizjet në ambientin e biznesit në Kosovë. Business Outlook kontribuon ne avancimin e stafit dhe studenteve. Në njërën anë, studentët e Universum realizojnë mbledhjen e të dhënave komplekse që nevojiten për konstruktimin e analizës kualitative, përderisa stafi mbi bazën e të dhënave gjegjëse plotëson të dhënat  kuantitative me analize kualitative.  Thënë kjo, Business Outlook paraqet momentumin e përformancës së biznesit, dhe parashikon mungesat dhe/ose sfidat e këtij te fundit. Duke vepruar në ketë mënyre, Business Outlook, I publikuar në fillim të çdo viti, shfaq, për komunitetin e biznesit, investitorët e jashtëm dhe institucionet publike, trendet aktuale te përformancës dhe lëvizjet e parashikuara në sektorin e biznesit ne Kosovë, duke i ndihmuar këta të fundit të qartësojnë politikat dhe të relaksojnë ndërhyrjen e tyre në biznes.

Titulli i ProjektitViti
Business Outlook Final28 Korrik 2010

Barometri i Punësimit, poashtu është projekt hulumtues 10 vjeçar, i cili qëllimin në matjen e trendeve dhe lëvizjeve/zhvendosjeve në tregun e punës në Kosovë. Barometri publikohet një here në vit, dhe realizohet në bazë të punës së studentëve dhe analizës akademike të stafit. Barometri i Punësimit tregon indikatorët aktual në tregun e punës në Kosovë, dhe parashikon mungesat dhe /ose perspektiven e këtij te fundit. Në atë linjë, Barometri i Punësimit informon politikë-bërësit, investitorët privat, pronarët e bizneseve etj, mbi ndërmarrjen e  hapave të nevojshëm për përmirësimin e sfidave ekzistuese, si dhe mbi realizimin e intervenimeve të ardhshme që nevojiten  për tejkalimin e sfidave të parashikuara.

Titulli i ProjektitViti i Botimit
Barometri i punesimit 20132013
2012
2011
Barometri i Punesimit Final2010

Seria e Analizave të Politikave është një seri e punimeve kërkimore që diskutojnë, kuantitativsht masin, kualitativisht analizojnë, dhe teorikisht testojnë shtrirjet dhe sfidat momentale të ambientit të biznesit në Kosovë. Seria kontribuon në zgjerimin, dhe në ca shkallë,  inovacionin e debatit mbi politikat e biznesit në Kosovë, ndër-varshmërinë regjionale të kësaj të fundit, dhe kohë pas kohe, interferencën e trendeve të biznesit global në përformancën e biznesit  në Kosovë. Seria e analizave kanë qëllim të informojnë politike-bërësit dhe akademikët, për mungesat dhe perspektivën e biznesit në Kosovë, nëpërmjet angazhimit  për ofrimin e zgjidhjeve të politikave dhe drejtime nga praktikat e  ekonomive më të zhvilluara.
Secila analizë e hartuar si pjesë e kësaj serie, kalon nëpërmjet një shikimi rigoroz shkencor dhe recensues (peer-review procedure) i realizuar nga Komiteti Ndërkombëtarë I Kërkimit Shkencorë të Universum, përderisa lejojnë secilin autorë që të shpreh pikëpamjet e tij/saj në bazë të vlerave të politikave. Secila analizë e përfunduar e kësaj serie, publikohet nga  Universum College Press dhe bëhet publike online. ‘Business in Kosovo’ Seria e Analizave të Politikave është e para e këtij llojin në Kosovë, dhe fuqimisht ka promovuar studimin e politikave, nga të dy pikëpamjet,  së pari nga pikëpamja e tregut,  dhe së dyti ajo e qeverisë, si mjet për të qene i mirë informuar dhe I aftë për të adresuar zgjidhje politikash racionale.

Divizioni për Zhvillim Akademik dhe Profesional me ndihmën e (10) studentëve të Departamentit të Administratës Publike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, gjatë muajit Qershor dhe Korrik të vitit 2009, në: Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjakovë, Ferizaj, Mitrovicë, Gjilan dhe në disa lokalitete tjera ku jetojnë komunitetet siç janë: Fushë Kosova, Gora, Ljubizhda, ka kryer hulumtimin me 1.003 të anketuar, lidhur me “Karakteristikat e lidershipit në Kosovë”.

Titulli i ProjektitViti i Botimit
Karakteristikat e Lidershipit28 Korrik 2010

 

 

Close