• Language
  • +377(44)-144-062
Industria ne Akademi

Inkuadrimi i Industrisë në Akademi në Kolegjin Universum

Postuar më: 20/04/2018

Në sistemet arsimore të vendeve të zhvilluara Europiane, gjithnjë e me shumë po kërkohet inkuadrimi i industrisë në akademi.

Vlerësohet si shumë e rëndësishme përgaditja e studentëve me shkathtësi pune. Kështu që në Universitete, sidmos në fushën e Teknologjisë Informative, është shumë vendimtare përfshierja e koncepteve të përditësuara marrë paraysh avancimet dhe zhvillimet shumë të shpejta në këtë fushë.

Në këtë drejtim programi i Shkencave Kompjuterike  në Kolegjin Universum përditësohet vazhdimisht duke iu mundësuar studentëve njohjen me trendet më të fundit, teknologjitë, platformat, si dhe mundësitë e avancimit në fushën e Teknologjisë Informative.

Në vazhdën e përpjekjeve për të inkuadruar industrinë në akademi, përveç bordit industrial, në Kolegjin Universum vazhdimisht kemi ligjërues musafir që u demostrojnë studentëve përdorimin e platformave të ndryshme në fushën e Shkencave Kompjuterike.

Së fundi Aida Berisha, udhëheqëse e departamentit të testimit në kompaninë Orciva Software demostroi para studentëve testimin e aplikacioneve softuerike. Për më shumë, marrë parasysh që pothuajse të gjitha projektet softuerike janë rezultat i punës në grupe, atëherë Aida u tregoi studentëve rreth përdorimit të platformave Jira dhe Slack që mundësojnë një bashkëpunim dhe punë në grupe gjatë zhvillimit të një aplikacioni softuerik.

Kthehu
Close