• Language
  • +377(44)-144-062
Universum mbetet zgjidhja numer 1 e maturanteve

Interesim i jashtëzakonshëm i maturantëve për regjistrim në Kolegjin Universum

Postuar më: 12/07/2018

Kolegji Universum mbetet zgjidhja numër 1 e maturantëve për regjistrim në studime. Numri i të interesuarve për t’u bërë pjesë e Universumit, si duket po ndodhë si rrjedhojë e asaj që ky institucion i Arsimit të Lartë është zgjedhur më i miri në Kosovë dhe ndër 1000 më të mirët në botë nga Agjencia Franceze Eduniversal. Përveç kësaj është zgjedhur edhe si institucioni me përmirësimin më të madh në trojet shqiptare dhe në top tre institucionet e Kosovës, nga Webometrics, i vetmi në Kosovë pa asnjë program të suspenduar nga Akreditimi.

Programi Bachelor në Kolegjin Universum ofron drejtime në Biznes dhe Menaxhment, Banka dhe Financa, Marketing dhe Komunikim, Shkenca Kompjuterike, Shkenca Politike, Administratë Publike, Marëdhënie Ndërkombëtare, Studime Europiane, Gjuhë Angleze, Përkthim dhe Gjuhë Gjermane.

Nëse dëshironi të ndjekni studimet tuaja me orar fleksibil apo online, ku ligjërojnë profesorë vendor e ndërkombëtar dhe pastaj të vazhdoni studimet edhe jashtë vendit, Kolegji Universum është vendi se ku ju duhet të drejtoheni.

Studentët e Kolegjit Universum kanë mundësi të vazhdojnë studimet e tyre jashtë vendit përmes programit të Bashkimit Evropian, program përmes të cilit deri më tani janë dërguar 51 studentë për studime në vende të ndryshme të Evropës, ku secili përfiton bursë të plotë në vlerë prej 6,060 Euro 950 Euro kompenzim mujor, 360 Euro shpenzime të transportit si dhe shkollim falas.

Shumica e studentëve të këtij institucioni, janë menaxherë dhe paga mesatare e të diplomuarve është 712 euro. Sa i përket stafit akademik, të gjithë punojnë sipas metodave më të reja, e kjo sepse janë të shkolluar në shkollat më të mira të biznesit në botë si London School of Economics, Copenhagen Business School apo Rotterdam School of Management.

Për t’u bërë përfitues të këtyre mundësive, mund të klikoni direkt këtu, kurse për më shumë informata ndiqni faqen në facebook, kontaktoni në info@universum-ks.org apo telefononi në +377 44 144 062.

Kthehu
Close