• Language
  • +377(44)-144-062
Studio Gjuhe Gjermane

Interesim i jashtëzakonshëm për studime në Gjuhë Gjermane

Postuar më: 23/08/2018

Gjermania konsiderohet fuqia ekonomike e Bashkimit Evropian dhe gjuha gjermane është gjuha më e folur në Evropë. Deri sa Gjermania vazhdon të mbizotërojë në politikën evropiane dhe gjithnjë e më shumë në qendër të çështjeve globale, sigurisht që tani është koha ideale për të mësuar rreth gjuhës dhe kulturës së saj. Të mësuarit e gjermanishtes mund të ju ndihmojë të lidheni me 220 milionë folës të kësaj gjuhe në mbarë globin. Është gjuha e dytë shkencore më e përdorur në botë.

Për tregun e punës gjuhët e huaja ofrojnë një avantazh konkurrues në zgjedhjen e karrierës, sidomos tani duke marrë parasysh rritjen e numrit të kompanive të huaja në vend. Pra në njërën anë ka mundësi punësimi në korporatat e mëdha të cilat bashkëpunojnë me firma gjermane pastaj janë edhe përfaqësitë e jashtme të firmave gjermane që veprojnë në vendin tonë. Për këtë të rinjët sot po zgjedhin të studiojnë Gjuhë Gjermane duke u pajisur me diplomë gjë që iu krijon avantazh në tregun e punës.

Kolegji Universum është i vetmi institucion i akredituar në Kosovë që e ofron programin e Gjuhës Gjermane për studime. Përveq studimeve në Gjuhe Gjermane studentët kanë mundësi që nga viti i dytë të fillojnë punën praktike në institucionet që Kolegji Universum ka bashkëpunim duke iu mundësuar kështu studentëve që gjatë studimeve të fitojnë përvojë profesionale përtej teorisë. Praktika që e kryejnë studentet ju shërben atyre si një mundësi e shkëlqyer që ti avancojnë aftësitë e tyre dhe të bëhen të gatshëm për tregun e punës.

Përveq kësaj Kolegji Universum është institucion lider i ndërkombëtarizimit. I vetmi institucion nga Kosova që ka arritur numrin më të madh të marrëveshjeve të financuara nga Komisioni Evropian. Deri tani Kolegji Universum ka dërguar 51 studentë për studime në Universitetet më të mira në Evropë me bursë të plotë. Secili studentë i Kolegjit Universum ka mundësinë të studiojë një semester jashtë vendit duke përfituar shkollim falas, 800 euro kompenzim mujor dhe 275 kompenzim për shpenzime të transportit.

Në kuadër të këtyre marrëveshjeve studentët e Kolegjit Universum po përfitojnë bursa për studime dhe trajnime edhe në shtetin gjerman, një metodë tjeter kjo për të praktikuar më shumë Gjuhën Gjermane. Avancimi i gjuhës përveq orëve të veqanta në universitet arrihet edhe nga aktivitetet e lira studentore gjatë gjithë vitit.

Për më shumë informata rreth Kolegjit Universum dhe mundësive për studime, ju lutem ndiqni faqet në facebook & instagram, kontaktoni në: info@universum-ks.org apo telefononi në +377 44 144 062.

Kthehu
Close