• Language
  • +377(44)-144-062
Storie suksesi

Janë bërë afërsisht 4 muaj studime në Shkenca Kompjuterike dhe kam mësuar shumë gjëra

Postuar më: 20/02/2018

Përvoja e studentëve është ajo që tregon më së shumti për jetën studentore si dhe më së miri e përshkruan atë. Kjo është edhe arsyeja pse këtë shkrim po e fillojmë me një storie suksesi të një studenti i cili po i ndjek studimet në programin e Shkencave Kompjuterike Kolegjin Universum, e ai është Emnor Peci.

Në vazhdim, Emnori rrëfehet se si ka vendosur të regjistrohet në këtë departament dhe çka ka arritur të mësojë për një peridhuë të shkurtë kohore: “Pas përfundimit të shkollës së mesme në Gjimnazin Frang Bardhi,  Mitrovicë, unë kam përzgjedhë që të studioj Shkenca Kompjuterike në Kolegjin Universum., edhe pse fillimisht kam dashur të studioj Gjuhë Angleze mirëpo, papritur ndryshova mendjen. Tani, janë bërë afërsisht 4 muaj qysh se kam filluar studimet në Shkenca Kompjuterike dhe kam mësuar shumë gjëra” – u shpreh ai.

Kolegji Universum, vazhdimisht fokusohet në ngritjen e shkathtësive të ndryshme te studentët sikurse që kanë qënë aktivitetet: Kreativiteti në ligjërim, Projektet për ide biznesi, Industry of IT to University, Web Teknologjitë. Një storie suksesi në pjesën e Web Teknologjive është storia e Emnorit, Eduardit, Lirisë, Rronës, Vesës, Qëndrimit, Shtjefenit, Blinit e shumë studentëve të tjerë të vitit të parë, të programit Shkenca Kompjuterike, e këtë duke implementuar teknologjitë HTML, CSS, JavaScript dhe Photoshop, sot i kanë përfunduar dhe prezentuar detyrat e tyre të para projektuese me titull: Student Bio Website (Projekti 1 & Projekti 2), në fushën e WEB Teknologjive.

Kjo nuk është detyra e fundit projektuese për këtë vit që këta studentë do punojnë në fushën e WEB Teknologjive me fokus në FrontEnd WEB Development, pasi që ata tashmë i kanë marrë edhe instruksionet për detyrën e tretë projektuese me titull Bootstrap Hobby/Organization Website, ku studentët do kenë për detyrë që PSD (Photoshop) fajllat e dhënë nga mësimdhënësi, t’i konvertojnë në WEB faqe duke e përdorë Bootstrap.

Gjithashtu vlenë të përmendet se studentët e vitit të parë të programit të Shkencave Kompjuterike të Kolegjit Universum, si pjesë e shkathtësive të tyre ndërmarrëse kanë krijuar edhe portalin e tyre, që do t’u sherbejë si forum për komunikim në mes veti gjatë studimeve dhe me komunitetin.

Në vijim, janë dhënë edhe vegëzat e disa prej WEB Faqeve të punuara nga kolegët e Emnorit: 

Emnor Peci www.ep.csf-universum-ks.science
Eduard Haxhaj www.eh.csf-universum-ks.science
Shtjefen Hilaj www.sh.csf-universum-ks.science
Rrona Bunjaku www.rb.csf-universum-ks.science
Lirie Elshani www.le.csf-universum-ks.science
Mehdi Gashi http://medigashi.000webhostapp.com/
Qendrim Rexha www.qr.csf-universum-ks.science
Laberion Zebica www.lz.csf-universum-ks.science
Vesa Tmava www.vt.csf-universum-ks.science
Blin Xhevaka www.bx.csf-universum-ks.science
Arion Banishta www.ab.csf-universum-ks.science

Studioni Shkenca Kompjuterike, profesioni më i kërkuar dhe më i paguar!

Për të mësuar më shumë rreth ngjarjeve të tilla, ju lutem ndiqni faqen në facebook, kontaktoni në info@universum-ks.org apo telefononi në +377 44 144 062.

Kthehu
Close