• Language
  • +377(44)-144-062
kolegji universum bursat

Kolegji Universum dërgon edhe tre studentë për studime jashtë vendit me programin Erasmus +

Postuar më: 27/07/2017

Kolegji Universum është përfitues i programit për shkëmbim semestral të studentëve Erasmus +  të financuar nga Komisioni Evropian.

Programi Erasmus+ është programi më i popullarizuar në Evropë  për shkëmbim të studentëve. Ky program u jetësua në vitin 1987 dhe që nga atëherë vazhdon ti ndihmoj studentët ta përjetojnë jetën studentore në njërin nga shtetet e Evropës. Këtë vit, programi Erasmus+ ka shënuar 30 vjetorin e themelimit, ku 4,4 milion studentë nga Evropa kanë qenë perfitues.

Ndërsa, insititucioneve arsimore nga Kosova u është lejuar qasja në projektet e BE-së në fushën e arsimit që nga viti 2014. Kolegji Universum është lider i projekteve Erasmus+ për Kosovë, duke numëruar 25 marrëveshje për shkëmbim të studentëve, 8 projekteve për zhvillimin e kurikulave dhe modernizim të institucionit.

Deri më tani, Kolegji Universum ka dërguar 35 studentë dhe 16 staf akademik/administrativë për shkëmbim semestral dhe ligjërim në universitetet më të mira të Evropës.  Studentët e Kolegjit Universum gjatë studimeve kanë mundësi të studiojnë një semestër në 25 universitetet  në Evropë me të cilat kolegji Universum ka nënshkruar marrëveshje për shkëmbim të studentëve.

Studentët përfitues për shkëmbim semestral në Middle East Technical University janë: Arjeta Gashi, studente në vitin e tretë në Fakultetit Shkenca Politike në kampusin e Kolegjit Universum në Prishtinë. Studenti tjetër është Bali Hoxha dhe Dardan Birilia, i cili është student në Fakultetin e Shkenca Kompjuterike në Kolegjin Universum.

Lexo poashtu  Si po arrijnë studentët kosovarë të studiojnë në Gjermani me bursë të plotë nga Erasmus+?

Studentët e Kolegjit Universum përfitojn shkollim falas, 800euro kompenzim mujor për shpenzime të jetesës, 275 euro kompenzim për shpenzime të transportit.

Për të informuar për kriteret dhe si mund të jeni përfitues të bursave Erasmus+ në kolegjin Universum, shkruani në [email protected] apo +377 44 144 062 +381 38 555 315

Kthehu
Close