• Language
  • +377(44)-144-062
kolegji universum

Kolegji Universum është zgjedhja nr.1 në Kosovë në fushën e arsimit

Postuar më: 14/02/2017

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve prestigjioze “Superbrands”e cila u mbajt mbrëmë, në mesin e 29 kompanive dhe Institucioneve që u shpërblyen me çmimin “Superbrands” ishte edhe Kolegji Universum.

 

Kolegji Universum është zgjidhja nr. 1 në fushën e arsimit në Kosovë sipas SuperBrand, për ngritjen e cilësisë  dhe kontributin në fushën e arsimit në Kosovë. Zv. Drejtori i Kolegjit Universum, Z. Uran Rraci,  u shpreh mirënjohës për vlerësimin e një pune të palodhshme nga i gjithë stafi i Kolegjit Universum. Ai gjithashtu potencoi që Kolegji Universum mbetet pioner në ndërkombëtarizimin dhe zhivillimin e partneriteteve ndërkombëtare që vënë në pah Republikën e Kosovës në mjedisin ndërkombëtarë akademik.

Ndërsa, Artan Ibrani, drejtor i “Superbrands” për Kosovë dhe Shqipëri u shpreh mirënjohës për të gjithë anëtarët e këshillit të “Superbrands”të cilët kanë bërë përzgjedhjen e brendeve më të mira për vitin 2016.

Superbrands është autoritet ndërkombëtarë për brendet. Superbrands operon në shumë shtete që nga  viti 1994, me qëllim që të vihen në pah brendet më të mira kombëtare.

Kolegji Universum është institucion i arsimit të lartë, i akredituar pa kusht nga Agjencia për Akreditim e Kosovës. Programet e studimit, menaxhimi institucional dhe sigurimi i cilësisë janë vlerësuar shumë lartë nga ekspertët ndërkombëtarë.

 

 

Kthehu
Close