• Language
  • +377(44)-144-062
visegrad_fund_logo_web_blue_400

Kolegji Universum përfitues i projekteve të Programit ViseGrad

Postuar më: 28/08/2017

Kolegji Universum është përfitues edhe i një projekti ndërkombëtar, fondeve të programit ViseGrad.  Programi i ViseGrad financohet nga shtetet e ViseGradit, gjegjësisht Republika Çeke, Sllovakia dhe Hungaria.

Përmes këtij programit Kolegji Universum i është aprovuar projekti për organizimin e Fundjavës së Ndërmarrësis apo The Entrepreneurship Weekend (EW) në partneritet me shtetet e ViseGradit.

Fundjava e Ndërmarrësisë (EW) synon të sjellë kulturën dhe ndikimin e ndërmarrësisë në ViseGrad për studentët e Kosovës, Shqipërisë dhe Malit të Zi. Po kështu, EW synon të shërbejë si një urë midis akademisë, komunitetit dhe bizneseve.

Në thelb, ideja që qëndron pas EW është të futen të rinjtë në mendje me mentalitetin ndërmarrës në mënyrë që të gjenerojnë rritje ekonomike dhe mundësi punësimi për vendet e Ballkanit duke ndjekur përvojat më të mira të shteteve të ViseGradit në këtë kontekst.

Me anë të kësaj, organizohen punëtori ndërmarrëse të ofruara nga 4 universitete të ndryshme nga vendet e ViseGradit në fushat e: gjenerimit të idesë, vlefshmërisë së tregut, zhvillimit të produkteve dhe rritjes së biznesit.

Kolegji Universum është Institucioni më ndërmarrësë në Kosovë që ka qenë promoter i Ndërmarrësisë për Kosovë. Universum ka themeluar rrjetin e parë të Investitorëve Engjuj në Kosove që do të dëgjojë pikat e pjesëmarrësve dhe potencialisht t’i investojë ato.

Për të mësuar më tepër se si mund të jeni përfitues i bursave dhe projeteve ndërkombëtare, ju lutem, shkruani e-mail në [email protected] apo përmes telefonit ++ 377 44 144 062


				
			
Kthehu
Close