• Language
  • +377(44)-144-062
Blockchain Institute

Kolegji Universum po lanson Blockchain Institute dhe kursin e parë në këtë fushë

Postuar më: 27/02/2018

Blockchain Institute është instituti i parë në Kosovë, i cili merret me hulumtime, trajnime, krijim të produkteve të reja dhe rrjetizim në fushën e Blockchain dhe Kriptovalutave.

Ky Institut mbikëqyret nga një Bord Ndërkombëtar Këshilldhënës me emra eminent siç janë: Prof. Bill Buchanan, OBE, Profesor në Edinburgh Napier University dhe në listën e 50 njerëzve më me influencë në fushën e Blockchain në botë; Dr. Shermin Voshmigir, Themeluese e BlockchainHub dhe Cryptoeconomics Institute, në Vienna University of Economics; Sally Eaves, Këshilltare në fushën e Blockchain dhe Teknologjive të reja.

Hapja solemne e Blockchain Institute do bëhet me 6 mars 2018, në ora 18:00, me ç’rast po lansohet edhe kursi i parë në këtë fushë.Lokacioni: Kolegji Universum në Prishtinë/Ulpianë.  APLIKO online për Diplomë Profesionale në Valutat Digjitale duke klikuar këtu. Pjesë e hapjes si i ftuar, do të jetë edhe Prof. Bill Buchanan, në listën e 50 njerëzve më me influencë në fushën e Blockchain në botë si edhe shumë personalitete të njohura nga vendi e më gjerë. Të gjithë të interesuarit ftohen të marrin pjesë në hapjen solemne të këtij instituti, ku do të keni rastin të mësoni më shumë rreth shërbimeve që ofron Instituti, përmbajtjen e kurseve si dhe për rolin e madh ndikues të teknologjive.

Pas përfundimit të kursit ju do të çertifikoheni direkt nga Blockchain Institute. 

Për më shumë informata ju lutem ndiqeni eventin në facebook, kontaktoni në: blockchaininstitute@universum-ks.org, përmes telefonit: +383 (0) 44 144 062 ose vizitoni zyret që gjinden në objektin e Beni Dona-së në Ulpianë.

Kthehu
Close