• Language
  • +377(44)-144-062
Me Kolegjin Universum transferi në Gjermani bëhet më i lehtë

Me Kolegjin Universum transferi në Gjermani bëhet më i lehtë

Postuar më: 18/07/2018

Studentët e Kolegjit Universum edhe pas vitit të parë të studimeve kanë mundësi t’i vazhdojnë studimet jashtë vendit, e kjo pasi diploma e Kolegjit Universum është e njohur Ndërkombëtarisht. Daniel Allakaj është njëri nga studentët e këtij institucioni të arsimit të lartë në Kosovë, i cili tani është transferuar për të jetuar dhe studiuar në Gjermani.

Ai nëpërmjet këtij artikulli rrëfen mbi përparësitë e të qenurit student i Universumit:

“Pas përfundimit të gjimnazit “Loyola” në Prizren vendosa të  regjistrohem  në Kolegjin  Universum në kampusin e Gjakovës duke parë mundësitë e mira dhe programet e pasura që i kishte në degën: Biznes dhe Menaxhment. Gjatë semestrit të parë vijova ligjeratat me rregull. Aty kuptova se në Universum pos procesit mësimor rëndësi e veçantë i kushtohej aktiviteteve të ndryshme, një nga aktivitetet më të mira ishte për nder të Festes së “28 Nëntorit”, ku ftuam kompani të ndryshme vendore dhe ku së bashku me studentët dhe stafin i promovuam të gjitha  produktet vendore para qytetarëve, duke u munduar t’i bindim njerëzit se para së gjithash nëse duam të zhvillojmë shtetin tonë atëherë duhet t’i mbështesim prodhuesit tanë.

Pas përfundimit të semestrit të parë unë personalisht aplikova në Gjermani për shkollim dhe aftësim profesional “Höhr-Grenzhausen” për 2 vite, përkatësisht në qytetin Siegen, vend ku  pretendoj të vazhdoj edhe studimet mëtutje. Mirëpo ajo çka vura re është se pranimi në  universitetetet gjermane nuk është aq i lehtë. Kjo sepse jo çdo student i çfarëdo universiteti të Kosovës është i pranueshëm në Gjermani. Mirëpo me Universumin është ndryshe. Më duhet të them se të qenurit student i Kolegjit Universum ishte përparësi e madhe për mua. Në disa nga universitetet dhe institucionet për aftësim profesional ku u paraqita kuptova se degët si: Biznes dhe Menaxhment dhe Shkencat Kompjuterike të Universumit vlerësoheshin shumë. Shkas për pranimin tim ishte rangimi i Universumit nga Agjencia Franceze Eduniversal, ku gjendet në top 3% të shkollave më të mira të biznesit në Botë.

Edhe të qenurit pjesë e programit të Komisionit Evropian, ku studentët e Universumit kanë mundësi të studiojnë në 45 Universitete në Evropë me BURSË të plotë (shkollim falas, 850 euro për shpenzime të jetesës dhe 275 euro për shpenzime të transportit), ka ndikuar që unë të përfitojë këtë mundësi.

Pra, të gjithe ata që janë të interesuar që gjatë studimeve në Universum të bëjnë transfer në ndonjë universitet privat apo publik në Gjermani kanë të drejta të plota dhe janë të barabartë me çdo student tjetër në Evropë për të frekuentuar mësimet dhe studimet në Gjermani.

Në fund falënderoj stafin akademik dhe administrativ të Kolegjit Universum për mikëpritjen që në fillim të këtij viti dhe i inkurajoj të gjithë studentët që të shfrytëzojnë në maksimum mundësitë që ofron ai e sidomos kur është fjala për studime jashtë vendit.

Për më shumë informata ju lutem ndiqni faqen në facebook, kontaktoni në +377 44 144 062 ose direkt duke klikuar këtu.

Kthehu
Close