• Language
  • +377(44)-144-062

Qendrat dhe Njësitë Kërkimore

Qendrat dhe Njësitë Kërkimore

Qendrat dhe Njësitë Kërkimore

Karta e Kërkimore e Kolegjit Universum përcakton procedurat në krijimin dhe funksionimin e qendrave të kërkimit. Krijimi i qendrave të kërkimit në Kolegjin Universum është një proces thjesht akademik dhe përfshin kërkuesë nga vendi e bota. Synimi ynë është krijimi i qendrave kerkimore funksionale në fusha të ndryshme të studimit dhe me kapacitete kërkimore që sigurojnë kërkim shkencor inovativ në nivel nderkombëtar.

Ne ftojmë organizata, individë dhe institucione të shtrijnë bashkëpunimin e tyre me qendrat kërkimore në Kolegjin Universum dhe ofrojmë bashkëpunimin tonë në mbarëvajtjen e projekteve kërkimore sipas standarteve më të mira akademike dhe etike ndërkombëtare.



Qendra për Studimin e Opinionit Publik mbart detyrën të udhëheqë dhe zhvillojë kërkim në lidhje me sjelljen shoqërore të njerëzve si edhe me ndihmimin e departamenteve të tjera në Kolegjin Universum dhe studiues të jashtëm të kryejnë aktivitete të mbledhjes dhe analizimit të të dhënave në Kosovë dhe rajonin e Ballkanit.

Kapacitetet tona më të fundme teknologjike dhe zotërimi i teknikave bashkëkohore të mbledhjes dhe analizimit të të dhënave e shndërron QSOP një qëndër kërkimore të fuqishme me një ndikim të madh pozitiv në gjithë jetën akademike dhe intelektuale të Kolegjit Universum. Përveç të dhënave vjetore që mbledh, QSOP ndihmon studiues të jashtëm të mbledhin të dhëna në mjedisin social sfidues të Ballkanit dhe mbetet e hapur për të punuar me dhe asistuar studiues të tjerë si edhe organizata kërkimore të tjera të interesuara për Kosovën dhe mbarë Ballkanin. Për më shumë informacion dhe pyetje, dërgoni një email në [email protected].

 

 

Close